Insekticid piretroid me veprim kontakti dhe gëlltitje per luftimi e insekteve demtues qe jetojne ne toke si krimbi tel, doseza, krimbi i murme, diabrotika ne miser e te tjere.

  • Permbajtja : Cypermethrin 0,8% v/v
  • Formulimi : Granula per shperndarje ne toke
  • Karenca : Nuk aplikohet

Përdorimi

BELEM® 0.8 MG është Insekticid me formulim mikrogranular  për luftimin e insekteve dëmtues të tokës si  Diabrotika ne miser (Diabrotica virgifera), krimbi tel (Agriotes lineatus) , doseza ( Grylotalpa spp), krimbat e murme (Agrotis spp.), krimbat e bardhe (Melolontha spp); lufton gjithashtu me sukses mizat e ndryshme te perimeve si miza  e bulbave (Delia coarctata), miza e qepes (Delia antiqua), mizat e dheut (Formica spp.) dhe insekte te tjere. Perdoret ne te gjitha kulturat bujqesore  si miser,  perime, luledielli, patate, dhe kultura te tjera bujqesore e dekorative. Belem® 0.8 MG përbëhet nga mikrogranula të gatshme pa patur nevoje per  përgatitje ose hollim para përdorimit.

Perdoret me makine mbjellese te paisura me hedhes mikrogranulator te adaptuar me nje difuzor te vecante i cili shoqeron kete produkt. Ne kete menyre sigurohet hedhja e produktit ne brazde se bashku me faren ne te njeten kohe. Doza e perdorimit eshte 12 kg/ha.
Para fillimit te punes makina mbjellese duhet te kolaudohet me kujdes per te garantuar shperndarjen uiniforme dhe respektimin e dozes se perdorimit. Makina mbjellese nuk duhet të lëviz me shpejtësi me te madhe se 6 km/orë.

Perdoret duke e shperndare ne brazden e mbjelljes apo hoxhaket e mbjelljes. Pas shperndarjes sigurohemi qe Belem® 0.8 MG te jete inkorporuar mire me token dhe te jete vendosur sa me prane bimeve apo farerave. Doza e perdorimit eshte 1.2-1.5 kg/dynym.

Vërejtje për përdorimin

Nuk rekomandohet te përdoret më shumë se një herë në të njejten ngastër gjate një viti.

Ndikim në ekosistem

Eshte helmues ndaj peshqeve dhe organizmave te tjera ujore. Ne parcelat nuk duhet te futemi per sherbime te tjera me para se 6 ore nga koha e trajtimit. Ambalazhet e boshatisura nuk duhet te hidhen në vendet te pa pershatesheme, ato grumbullohen dhe asgjesohen sipas rregullave ne fuqi.

Fitotoksiciteti → Nuk është fitotoksik nëse përdoret në dozat e rekomanduara.