Eshte herbicid per luftimin e barerave dikotiledone ne te lashta pas mbirjes se kultures dhe barerave te keqia. I perket grupit te sulfonilurese i cili bllokon sintezen e enzimes acetolaktato- sintetaze (ALS) pas kotaktit me barerat e keqia duke frenuar rritjen e bimes.

  • Permbajtja : 20 g metsulfuron metil per 100gr produkt
  • Formulimi : Mikrogranula te hidrodispergueshme
  • Karenca : Nuk aplikohet. Kujdes: Ne rast perzierje me produkte te tjera, duhet te respektohet produkti me periode karence me te gjate.

Përdorimi

Barerat e ndjeshme : Capsella burs-pastoris, Thiespi arvense, Diplotaxis spp., Matricaria spp., Anthemis spp., Papaver rhoeas, Sinapis spp, Rapistrum rugosum, Raphanus rhapanistrum, Myagrum perfoliatus, Stellaria media, Cerastium arvense, Cirsum arvense, centaurea cyanus, viola tricolor, Veronica persica.
Mesatarisht te ndjeshme : Fallopia convolvolus, Fumaria oficinalis, Polygonum aviculare.

Ne grure te but, grure te fort, theker, tersherre dhe tritikale perdoret pas mbirjes se kultures ne fazen e 3 gjetheve (BBCH 13) deri ne perfundim te ngitjes (BBCH 39). Doza e perdorimit 15-20 gr/ha e shperndare me me 300-600 lit.uje/ha. Dozat me te uleta aplikohen kur kultura eshte ne fazat me te hereshme dhe kur ISOMEXX® shoqerohet me dikotiledinike te tjere te grupit te fenoksiderivateve. ISOMEXX® cfaq efekt maksimal kur te pakten deri dyjave pas trajtimit bien reshje.

Sigurohuni per nje perzierje te mire te produktit me solucionin sperkates (ujin) para dhe gjate perdorimit te tij. Gjate fazes se perzierjes se produktit perdorni syze. Nuk perdoret me mjete ajrore. Nuk perdoret ne afersi te baseneve ujore apo ujrave rjedhese. Sigurohuni qe grimcat sperkatese nuk perfundojne ne keto mjedise ujore per shkak te eres apo faktoreve te tjere klimatik. Nuk duhet te trajtojem ne dite me ere. Mos hyni ne zonat e trajtuara perpara se bimesia te jete thare nga sperkatja. Nuk rekomandohet te kryhet me shume se nje trajtim per sezon.Nuk rekomandohet te perdoret kur kultura kalon strese agroklimatike ( thatesi, ngrica, etj). Nuk rekomandohet te perdoret ne graminoret me destinacion foragjer per konsum te njome. Rekomandohet te perdoret ne temperaturat mbi 5o C. Mos trajtoni ne afersi te parcelave te mbjella me kultura dikotiledone. Parcelate e trajtuar nuk rekomandohen te mbillen me kulrura te dyta si perime apo panxhar. Mund te mbillet miser dhe soje. Gjate trajtimit evitoni mbivendosjen e preparatit ne bimesi. Ne perfundim te trajtimeve duhet te lahen me shume kujdes e paisjeve per te eliminuar cdo gjurme te preparatit ne to.Zbrazni depoziten, shplajeni ate, pompen dhe tubacionet me uje te paster dhe zbrazeni duke e perseritur dy here. Mbushni botin me uje te paster, shtoni hipoklorit natriumi 1%. Shplajeni teresisht pompen dhe tubat duke mbajtur perzieresin ne funksion per 10 minuta dhe zbrazeni perseri. Mbusheni botin me uje te paster dhe zbrazeni perseri nepermjet pompes dhe tubave per te larguar cdo gjurme te hipokloritit te natriumit. Filtrat duhet te hiqen e te pastrohen me vete me solucion hipoklorit natriumi.

 

Kujdesi per shmangien e rezistences se barerave te keqija

Me qellim qe te shmangim ose vonojme cfaqjen e barerave rezistente, keshillohet alternimi ose perzierja me nje herbicid me mekanizem te ndryshem veprimi.
Kujdes! Respektoni te gjitha cka thuhen ne kete etikete per te patur rezultate maksimale dhe per te shmangur cdo demtim ne bime, njerez dhe kafshe. Cdo perdorim tjeter eshte me rrezik. Perdoruesi i produktit mban pergjegjes per cdo perdorim ndryshe nga kjo etikete. Nufarm nuk mban pergjegjesi per demet e ardhura nga perdorimi ne kundershtim me rekomandimet e dhena ne kete etikete. Perdoruesi mban pergjegjesi per demet e shkaktuar nga perdorimi i ndryshem nga cfar deklarohet ne kete etikete.
Prezierja → Perzihet me te gjithe herbicided e tjera dikotileonike si ato te grupit te fenoxiderivateve dhe ALS.Nuk perzihet me plehrat gjethore.

Ndikim në ekosistem

Eshte helmues per organizmat ujore, prandaj shmangni rjedhjet e preparatit dhe shplarjen e paisjeve te punes prane baseneve dhe ujrave te rrjedheshme.

Fitotoxiciteti→ Produkti eshte fitotoksik nese perdoret ne kultura qe nuk jane permendur ne kete etikete.