SILWET GOLD eshte nje produkt me baze organosilikoni, nje formulim jo jonik i cili perdoret ne
perzierje me Produktet e Mbrojtjes se Bimeve (PMB) dhe Ushqyesve Gjethore. SILWET GOLD rrit tensionin siperfaqesor te solucionit sperkates duke garantuar shperndarje uniforme ne siperfaqen e gjelber, adezion te larte me trupin e insekteve dhe paraziteve kepurdhor, ngjiteshmeri te fuqishme me siperfaqet e gjelbera duke ritur shkallen e penetrimin ne kutikulen dyllore dhe garantuar ruajtjen nga shplarjet prej rreshjeve. Keto avantazhe rezultojne ne uljen e volumit te solucionit sperkates, sasise se PMB-ve per njesi te siperfaqes, reduktimin e mbetjeve te PMB-ve ne mjedis dhe ne produktin e ngreneshem, rritjen e efikasitet te PMB-ve dhe uljen e kostos se trajtimeve kimike.

  • Permbajtja : Polyalkyleneoxide Modified Heptamethyltrisiloxane 80% w/w
  • Formulimi : Leng i treteshem ne uje
  • Marke e Regjistruar : MOMENTIVO USA
  • Karenca : Nuk aplikohet, por duhet te respektohet karenca e produktit qe shoqeron SILWET GOLD.

Perdorimi

SILWET GOLD perdoret si shtues ne solucionet sperkates per trajtimet gjethore me fungicide, insekticide, herbicide, regullatore rritje, biostimulante, ushqyes gjethore, dhe desikante. Koncentracioni i pergjitheshem ne vartesi te qellimit te perdorimit eshte 0.01%-0.15%. Koncentrimi me i larte perdoret ne ato kultura qe kane perqendrim te larte dyllore -yndyrore ne shtresen kutikulare gjethore si dhe ne rastet kur pjeset bimore mbitokesore jane te veshura nga eksudatet e insekteve sic eshte rasti i breshkezave pambukore, afideve psillave etj. Ne keto raste doza e perdorimit nuk duhet te kaloj 0.3 liter per hektare. Doza 0.1-0.2lit/ha eshte doza e zakoneshme e perdorimit ne pemtari si agrume, vreshta, ullishte, frutore bethamore e farore, perime ne fushe dhe sere, drithra e bime industrile. Mbushni tankun sperkates me 2/3 e volumit me uje dhe ndesa perziersi eshte ne funksion shtoni gradualisht materialin sperkates ( PMB, ose Ushqyes Gjethore). Me pas shtoni sasine e duhur te SILWET GOLD dhe perziheni per 1-2 minuta. Shtoni 1/3 e sasise se mbetur te ujit ne tank, duke mbajtur aktiv perzieresin.

Solucioni sperkates i pregatiur ne kete menyre duhet te perdoret brenda 24 oreve.

Magazinimi i produktit

Produkti ruhet ne ambalazhe origjinale dhe te pa hapura me pare, larg ushqimeve per njerezit e blegtorine , ne ambjente te ventiluara mire, i pa ekspozuar nga rezet e diellit, ne temprature deri 45 o C.