THIANOSAN® WG 80 eshte fungicid karbamat me veprim parambrojtes per luftimin e kromes (V. ineaqualis, V.Pyrina), monilies (Monilia sp.), njollosjes kafe (Fusicladium pomi), sklerotinies (Sclerotinia sp.), botrytisit (Botrytis cinerea) ne kultura te ndryshme frutore, perime dhe ornamentale. Ndryshe nga karbamatet e tjera THIANOSAN® WG 80 nuk permban metale








- Permbajtja : 80% Thiram
- Formulimi : Granula te dispergueshme
- Karenca : 42 ditë për kajsi, pjeshkë;35 ditë për mollë, dardha,rrush; 14 ditë qershi dhe kumbull;10 ditë për perimet; 7 ditë për luleshtrydhe.
Përdorimi
MOLLË, DARDHË –THIANOSAN® pozicionohet më mirë në trajtimet pas lidhjes së kokrrës ku përveç luftimit te kromes dhe njollosjes kafe përmirëson pamjen dhe rrit vlerat tregtare të frutave. Ndërsa me heret (para lulezimit) perdoret per luftimin e monilies .Doza e përdorimit është 0.25% duke përdorur deri në 3 kg /ha në varësi të infeksionit.Kryhen deri në 4 trajtime për sezon. Për të rritur shkallën e efikasitetit përzihet me MYSTIC® 25 WG ose DIFCOR® 25 EC.
Kundër Botrytis me 0.25-0.4% duke përdorur deri 3 kg /ha në varësi të infeksionit. Kryhen deri në 3 trajtime për sezon.
Kundër Malsekos, Tymthit, Fitoftores,Antraknozës me dozë 160-180gr/100lit.ujë duke trajtuar para dhe pas lulëzimit.
Për luftimin e vrugut dhe kalbëyimit të zi me 140-200 gr/100 lit.ujë duke filluar pas lulëyimit e deri në vjelje.
Kundër vrugut,alternaries,septoriozës,kalbëzimit të rrënjëve dhe qafave,bakteriozave si Syrit të Zogut (Corynebact. michiganense),Njollosjes nekrotike bakteriale (Pseudomonas syringae),Njollosjes së zezë bakteriale (Xanthomonas campestris) me dozë 185-230gr/100 lit.ujë duke trajtuar cdo 10 ditë në varësi të kushteve klimatike që favorizojnë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.
Kundër syrit të Palloit, Tymthit me dozë 185-230gr/100lit. ujë duke trajtuar në fillim të tetorit e duke vazhduar pas vjeljes e pas krasitjes.
Fasule, Bizele, Lakër, Lulelakër, Brokoli, Karrotë etj. për luftimin e vrugjeve, antraknozave, septoriozave dhe bakteriozave me dozë 150gr/100 lit ujë.