Fungicid kontakti me veprim parambrojtes ne luftimin e semundjeve te ndryshme kepurdhore si fleteperdredheses dhe flete birueses ne pjeshke e berthamore te tjera, kromes ne molle e dardhe dhe antraknozave, septoriozave, alternariozave, ndryshqeve ne kulture te ndryshme.

  • Permbajtja : 75% Ziram
  • Formulimi : Granula te dispergueshme ne uje
  • Numri i regjistrimit : 336
  • Marke e Regjistruar e UNITED PHOSPHORUS LIMITED, Britani e Madhe
  • Karenca : Perime 14 dite, Laker,karota, lulelaker 21 dite, Sallate 14 dite, Qepe 28 dite , Agrume 14 dite, Fruta farore e berthamore 28 dite.

Përdorimi

Ne trajtimet dimerore: Ne pjeshke me fillimin e renies se gjetheve me doze 0.4%. Ne berthamoret e tjera me fillimin e fryrjes se sythave.
Ne trajtimet pranvero-verore: per luftimin e fleteperdredheses (Tafrinia deformans), fletebirueses (Stigmina carpophilla) me doze 0.4%. Trajtimet perseriten ne butonat roze dhe pas lulezimit me doze 0.25%.

Per luftimin e kromes se molles dhe dardhes (Venturia ineaqualis, Venturia Pirina), septoriozes (Septoria spp.) duke trajtuar ne periudhen e vesheve te miut e deri para lulezimit me doze 0.25%. Pas lulezimit me doze 0.27%-0.3%.

Per luftimin e syrit te palloit dhe tymthit me doze 0.4%.

Per lufitim e septoriozes (Septoria lycopersici), alternaries ( Alternaria spp), antraknozave (Colletotrichium phomoides) dhe bakteriozave (Pseudomonas spp Xanthomonas vessicatoria).

Per luftimin e altrenaries (Alternaria brassicae) me doze 0.25%

Per luftimin e ndryshkut ( Uromyces sp.) dhe antraknozes (Coletotrichum spp) me doze 0.25%.

Per luftimin e altrenaries (Alternaria spp.) dhe ndryshkut (Puccinia alli) 0.25%.

Per luftimin tymthit (Capnodiumcitri), septoriozes ( Septoria spp.), antraknozes (Colletotrichium gloeosporioides) me doze 0.25%.

Vërejtje për përdorimin

Normat e perdorimit te ujit levizin 200-2000 liter sipas kulturave dhe stadeve vegjetative. Nuk perzihet me produktet me permbajtje hekuri, bakri, merkuri, kalciumi.

Ndikim në ekosistem

Eshte toksik per organizmat ujore. Mos ndotni burimet e ujit.