HERBICID SELEKTIV PER LUFTIMINE BARERAVE TE KEQIA GJETHEGJERA DHE GRAMINORE NE PATATE , DOMATE, KAROTA, SOJE, DHE JONXHE.

  • Permbajtja : 70 % Metribuzine

Përdorimi

Perdoret para dhe pas mbirjes se kulturave. Lufton mjaft barera te keqija gjethegjera si abutilonin e teofrastit (Abutilon theophrasti), nenen (Amaranthus spp.), ambrosian (Ambrosia spp.), anagalin e ares ( Anagalis arvensis L), labotin e hapur (Atriplex potula), shtraperin (Capsella bursa-pastoris), minuerin (Chenopodium spp), tatullen (Datura spp), lulepellumbin mjekesor (Fumaria officinalis), hitherbuten (Lamium spp), mullagen (Malva spp), kamomilin (Matricaria chamomilla), merkurialin (Merkurialis annua), lulekuqen (Papaver rhoeas), barepaten (Polygonum spp), bordullakun (Portulaca oleracea), sinapin (Sinapis arvensis), idhnakthin e zi (Solanum nigrum), rreshyellin (Sonchus arvensis), stelarien (Stellaria media), luleshurdhen mjekesore (Taraxacum officinalis), hithren djegese (Urtica urens), veronikat (Veronica spp), rrodhet (Xanthium spp.), etj. Lufton gjithashtu barerat gjethengushta si gramin rreshqanor (Agropyren repens), pungacen si bishtmiu (Alopecurus myosuroides), tersheren e eger (Avena fatua), bromuset (Bromus spp), melin e pergjakur (Digitaria spp), muharin (Echinochloa spp), loliumet (Lolium spp), melin (Panicum spp), flokezen njevjeçare (Poa annua), etj.

Perdoret para mbirjes me doze 250-400 gr/ha dhe pas mbirjes me doze 250-300 gr/ha. deri kur bima eshte ne lartesine 15 cm.Nuk nuk rekomandohet ne toka ranore.

Pas trapjantimit : perdoret me doze 250-400 gr/ha kur bimet jane ne gjethen e 8-9 dhe kane kaluar krizen e trapjantimit. Ne rast se toka eshte e thare kryeni nje uitje 7-8 dite para perdorimit.

Perdoret pas mbirjes , pasi sistemi rrenjor te kete shkuar 20 cm thelle, dhe bima te jete ne fazen e 3-4 gjetheve me doze 250-350 gr/ha. Ne jonxhe : pas kositjes se fundit kur bima ka hyre ne periudhen e qetesise me dozen 500- 750 gr/ha. Ne soje : para mbjelljes ose para mbirjes me doze 250-350 gr/ha. Nuk rekomandohet ne toka ranore dhe torfike.

Kur bimet jane ne stadin e 1-3 gjetheve me dozen 300-500 gr/ha.

Vërejtje për përdorimin

Shmangni trajtimet kur bima ka kaluar stress nga te ftohtit , te nxehtit apo faktore te tjera biotik ose abiotik. Nuk trajtohet ne dite me ere per te shmangur kontaktin me kultura te tjera. Shmangni mbivendosjen e solucionit sperkates. Nuk perdoret ne toka “te bardha” te cilat formojne kore pas uitjes. Produkti shperndahet me 200-500 liter uje per ha duke perdrur sasi me te madhe ne tokat me te renda. Nuk duhet te perdoret ne toka qe kane me pak se 1% lende organike.Ne vartesi te tipit te tokes dhe kushteve atmosferike, efekti i produktit ne toke vazhdon 4 deri 5 muaj. Prandaj duhet te bejme kujdes kur zgjedhim kulturat pasardhese per tokat e trjtuar me pare me kete produkt. Patatja dhe domatja mund te mbillen menjehere si bime pasardhese ndersa misri dhe bishtajoret mund te mbillen pasi toka te plugohet ne thellesine 15 cm, kurse kulturat e tjera mbillen 4 deri 5 muaj pas trajtimit te fundit. Perzierja me herbicidete te tjera behet me rekomandim te distributorit lokal. Nuk trajtohet me mjete ajrore.

Fitotoksiciteti

Nuk eshte fitotoksik kur perdoret ne kulturat, dozat dhe sipas rekomandimeve te mesiperme. Nuk perdoret ne domate ne sera.

Ndikimi ne ekosistem

 Nuk eshte helmues per bleten.