NISSORUN PLUS është akaricid selektiv për kontrollin e merimangave (këpushave) fitofage të kulturave të ndryshme bujqësore ne te gjitha fazat e zhvillimi (veze, larve, nimfe dhe adult). Është produkt kontakti dhe lokosistemik me veprim te shpejte dhe te zgjatur.

  • Permbajtja : Fenpiroximate 6.3 g (62.4 g/L), Exitiazox 3.2 g (31.2 g/L)
  • Formulimi : Suspension i koncentruar (SC)
  • Karenca : Ne rrush dhe molle 28 dite, ne agrume 14 dite, ne perime dhe luleshtry 7 dite.
  • Ruajtja dhe magazinimi : Produkti ruhet në ambalazhe origjinale, i pa ekspozuar ndaj rezeve direkte të diellit dhe në temp 5-45 0 C.

Përdorimi

Kundër këpushës së zakoneshme Tetranychus spp, duke ndërhyrë me shfaqjen e infeksioneve të para me 1.2 lit/ha duke përdorur 1000-1500 L/ha uje ose me perqendrim 0.12%

Kundër këpushë së zakoneshme, Tetranychus urticae dhe T. cinnabarinus, kepushes se kuqe Panonychus Citri. Ndërhyrja bëhet me shfaqjen e infeksioneve të para, me 1.2 lit/ha duke përdorur 1000-1500 L/ha uje ose me perqendrim 0.12%

Kundër këpushës së kuqe (Panonychus ulmi) duke ndërhyrë menjëherë me konstatimin e infeksioneve të para, me 1.2 lit/ha duke përdorur 1000-1500 L/ha uje ose me perqendrim 0.12%

Kundër këpushë se zakoneshme Tetranichus urticae duke ndërhyrë menjëherë me konstatimin e infeksioneve të para, me 1-1.5 lit/ha duke përdorur 1000-1500 L/ha uje ose me perqendrim 0.1-0.15%

Mbushni rezervuarin spërkatës me 50% te ujit. Shtoni sasinë e produktit, duke mbajtur përzierësin në punë. Plotësoni sasinë e ujit deri në volumin e dëshiruar. Shtoni SILWET GOLD në sasinë e duhur. Përzierja e përftuar duhet të konsumohet gjatë ditës.

Vërejtje për përdorimin

Shmangni përzierjen me produkte me reaksion të theksuar acid ose alkalin. Në rastet e përzierjeve të pa provuara rekomandohet të kryen teste paraprake para se të veproni në shkallë të gjerë. NISSORUN PLUS eshte njekombinim kontakti-translaminar, prandaj përdorimi i SILWET GOLD rrit shkallën e mbulimit të siperfaqes gjethore, depërtimin e tij në shtresat dyllore të kutikulës gjethore si dhe mbron produktin nga shplarjet prej reshjeve 30 minuta pas trajtimit. Është e rëndësishme lagia e mirë e masës gjethore me materialin spërkatës. Shmangni aplikimet me volum të ulët. Në rast se përdoren vëllime uji ndryshe nga ato të rekomanduara më sipër, rregulloni dozat për hektolitër në mënyrë të tillë që të shpërndahet e njëjta sasi produkti për njësi sipërfaqe por pa tejkaluar sasitë maksimale për hektar, të treguara për çdo kulturë. Strategjitë për të shmangur fenomenet e rezistencës: Eshtë një akaricide me mekanizem veprimi specifik të ndryshëm nga produktet e tjera. Rrjedhimisht, përdorimi i tij nuk shkakton krosrezistencë me produktet e tjera. Nuk duhet aplikuar me shume se nje trajtim ne per sezon duke u alternuar me akaricide te tjera. Në parcelat me pritshmëri të infeksionit kryhet monitorim i kujdesëshëm dhe trajtimet fillohen me konstatimin e insekteve të para. Mos prisni deri në zhvillimin e popullatave të mëdha.

Fitotoksiciteti

NISSORUN PLUS nuk është fitotoksik në kulturat dhe dozat e rekomanduara në këtë etiketë.

Ndikim në ekosistem

H410: Shumë toksik për jetën ujore me efekte afatgjata. Mos ndotni ujrat e rrjedhëshme, kanalet dhe basenet me tretësirën spërkatëse ose ambalazhet. Per te mbrojtur organizmat ujore krijoni nje zone te pa trajtuar rreth 20 meter nga siperfaqia ujore.Per te mbrojtur artropodet e dobishme krjoni nje fashe te pa trajtuar me gjerese 5 mm duke perdorur doza te reduktuar te produktit.