Fungicid me veprim parambrojtes dhe kurativ me efekt te zgjatur. Perdoret me sukses per luftimin e krome se molles e dardhes, ne patate e perime per luftimin e vrugut , botritisit, alternaries, antraknozes, monilies, rizoktonies, ne fidanishte kunde kalbezimeve te ndryshme te qafes dhe rrenjeve, ne pemet frutore farore, berthamore kunder fletebirueses, flete perdredheses, kalbezimit te frutave dhe semundjeve te tjera. Dallohet per efektin stimulues te vegjetacionit, te mbylljes se plageve qe shkaktohen nga faktore klimatik, dhe te permiresimit te pamjes tregetare te frutave.

  • Permbajtja : 80% Captan
  • Formulimi : Granula te dispergueshme ne uje
  • Karenca : Nga sperkatja e fundit e deri ne vjeljen e prodhimit duhet te kalojne 40 dite per rrushin, 20 dite per berthamoret, 15 dite per faroret dhe 20 dite per perimet e ndryshme.

Përdorimi

Perdoret me sukses ne luftimin e kromes duke vepruar me efektivitet si ndaj infeksioneve primare(askosporeve) ashtu edhe ndaj infeksione sekondare(konideve). Perdoret si ne trajtimet parambrojtese ashtu edhe ato kurative.

Ne skemat e trajtimit rekomandohet te perdoret heret ne “veshet e miut”, e duke vazhduar ne “butonat roze” dhe “pas rezimit te petaleve”. Ndersa ne vere rekomandohet si per luftimin e infeksioneve te voneshme ashtu edhe per permiresimin e cilesise se frutave dhe pregatitjen e tyre per tu ber me rezistente gjate magazinimit. Ne kushte klimatike normale rekomandohet te kryhen 2-3 trajtime . Ne trajtimet pas reshjeve te zgjatura rekomandohet te kombinohet fungicidet sistemike Mystic 25 WG dhe DIFCOR 250 EC. Ne kete menyre luftojme si micelin e kepurdhes ne brendesi te gjethes ashtu edhe sporet e pa mbira e te porsa mbira ne siperfaqe te saje. Doza e perdorimit 0.15%.

Kunder vrugut, kalbezimit gri, eskoriozes, antraknozes, nekrozes etj. Sperkatjet parambrojtese fillojne kur gjatesia e lastarev eshte 8-10 cm dhe sipas rastit perseriten cdo 10-15 dite. Doza e perdorimit 0.15%.

Kunder monilies, gjetheperdredheses, gjethebirueses. Rekomandohet qe nje sperkatje te kryhet ne vjeshte gjate rezimit te gjetheve si dhe ne pranvere me fillimin e fryrjes se sythave dhe pas renies se petaleve. Doza e perdorimit 0.15%.

Kunder gomozes dhe fomozes. Trajtmet fillojne me konstatimin eshenjave te para. Doza e perdorimit 0.15%.

Kunder kalbezimeve te ndryshme te fidanave ne shtreter, kalbezimit gri, alternariozave,septoriozave, sklerotines, antraknozave dhe vrugjeve. Rekomandohen te kryhen trajtime preventive cdo dy jave. Pas renies se semundjes trajtimet kryhen cdo 7-10 dite. Doza e perdorimit 0.15%.

Kryhen trajtime cdo dy jave per luftimin e patogjeneve te ndryshem qe prekin rrenjen dhe qafen e fidaneve si Pthium spp., Phytophthora spp., Rizoctonia.spp, duke perdorur 5 liter solucion 0.15% per nje m2 fidanishte.

Vërejtje për përdorimin

Nuk rekomandohet te perzihet me formulime me baze squfuri, produkte me reaksion alkalin, vajra minerale dhe parathion.

Fitoksiciteti → Nuk eshte fitotoksik kur perdoret sipas dozave te rekomanduara. Nuk keshillohet te perdoret gjate lulezimit dhe menjehere pas perfundimit te tij ne kultivaret e molleve Renete del Canda e Red Delicious dhe dardhet D’Anjou e Bosco.

Ndikim në ekosistem

I demshem per peshqit e organizmat  e tjera ujore. Mos ndotni ujrat  dhe burimet ujore qe rjedhin drejt lumenjve, apo rezervuarve te ndryshem ujor.