AGROHELP - Partneri juaj në mbrojtjen e bimëve

AGROHELP shpk eshte kompani private Shqiptare e dedikuar ne biznesin e agrokimikateve.

E krijuar ne vitin 2002, drejtuar nga nje strategji e qarte, AGROHELP prezantohet sot me nje portofol produktesh polivalent, i pershtatur me nevojat e bujqesise Shqiptare dhe nivelin ekonomik te fermereve vendas. Pesembedhjet vjet pas krijimit, jemi sot nje nder kompanite me te sukseseshme ne fushen e biznesit te Agrokimikateve.

Fale stafit te kualifikuar dhe bashkepunimit Institucional me Organizmat e specializuara ne fushen e Mbrojtjes se Bimeve, AGROHELP identifikohet ne tregun shqiptar si nje organizem me profil te fuqishem “sherbimi keshillimor” duke afruar rreth vetes fitofarmacistet e rinj, organizatat e fermereve dhe deri tek bujq individual.

AGROHELP shpk ka ne perberje nje berthame te konsoliduar tekniko-shkencore te afte ne perzgjedhjen e produkteve, pergatitjen e dokumentacionit per regjistrimin e tyre, promocionin dinjitoz dhe distribucionin profesional.

Ne jemi krenare per partneret tane nderkombetar dhe per gamen e gjere te patentave qe ata na kane besuar per ti zhvilluar ne tregun shqiptar te agrokimikateve.