HERBICID SELEKTIV PER LUFTIMINE BARERAVE TE KEQIA GJETHEGJERA DHE GRAMINORE NE PATATE , DOMATE, KAROTA, SOJE, DHE JONXHE.
- Permbajtja : 70 % Metribuzine
Përdorimi
Perdoret para dhe pas mbirjes se kulturave. Lufton mjaft barera te keqija gjethegjera si abutilonin e teofrastit (Abutilon theophrasti), nenen (Amaranthus spp.), ambrosian (Ambrosia spp.), anagalin e ares ( Anagalis arvensis L), labotin e hapur (Atriplex potula), shtraperin (Capsella bursa-pastoris), minuerin (Chenopodium spp), tatullen (Datura spp), lulepellumbin mjekesor (Fumaria officinalis), hitherbuten (Lamium spp), mullagen (Malva spp), kamomilin (Matricaria chamomilla), merkurialin (Merkurialis annua), lulekuqen (Papaver rhoeas), barepaten (Polygonum spp), bordullakun (Portulaca oleracea), sinapin (Sinapis arvensis), idhnakthin e zi (Solanum nigrum), rreshyellin (Sonchus arvensis), stelarien (Stellaria media), luleshurdhen mjekesore (Taraxacum officinalis), hithren djegese (Urtica urens), veronikat (Veronica spp), rrodhet (Xanthium spp.), etj. Lufton gjithashtu barerat gjethengushta si gramin rreshqanor (Agropyren repens), pungacen si bishtmiu (Alopecurus myosuroides), tersheren e eger (Avena fatua), bromuset (Bromus spp), melin e pergjakur (Digitaria spp), muharin (Echinochloa spp), loliumet (Lolium spp), melin (Panicum spp), flokezen njevjeçare (Poa annua), etj.
Perdoret para mbirjes me doze 250-400 gr/ha dhe pas mbirjes me doze 250-300 gr/ha. deri kur bima eshte ne lartesine 15 cm.Nuk nuk rekomandohet ne toka ranore.
Pas trapjantimit : perdoret me doze 250-400 gr/ha kur bimet jane ne gjethen e 8-9 dhe kane kaluar krizen e trapjantimit. Ne rast se toka eshte e thare kryeni nje uitje 7-8 dite para perdorimit.
Perdoret pas mbirjes , pasi sistemi rrenjor te kete shkuar 20 cm thelle, dhe bima te jete ne fazen e 3-4 gjetheve me doze 250-350 gr/ha. Ne jonxhe : pas kositjes se fundit kur bima ka hyre ne periudhen e qetesise me dozen 500- 750 gr/ha. Ne soje : para mbjelljes ose para mbirjes me doze 250-350 gr/ha. Nuk rekomandohet ne toka ranore dhe torfike.
Kur bimet jane ne stadin e 1-3 gjetheve me dozen 300-500 gr/ha.