ESTIUOIL është insekticid-akaricid kontakti me bazë vaji mineral parafinik me rafinim të lartë i cili përdoret në trajtimet dimërore dhe pranvero-verore për kontrollin e formave dimëruese dhe aktive të breshkëzave, këpushave, tripseve, psillave, krahëbardhave, micelit të parazitëve këpurdhor si dhe ka veprim ovicid dhe repelent ndaj larvave të lepidopterëvë. Vepron duke mbuluar trupin e insektit me një shtresë vajore e cila bllokon sistemin trakeal të frymëmarjes.

  • Permbajtja : Vaj mineral parafinik (CAS Nr. 8042-47-5) : 94% (98% i pa sulfonueshëm)
  • Formulimi : Koncentrat i Emulsionueshëm
  • Karenca : Nuk aplikohet. Trajtimet është mirë të ndërpriten kur frutat fillojnë ndryshimin e ngjyrës Distributor dhe Ambalazhues i Autorizuar pr Shqipërinë : Agrohelp Shpk, Durrës,Tel.: 0692055 310/3019

Përdorimi

Në pemtari, vreshta, agrume, ullinj : Kundër formave dimëruese të Breshkëzave, Këpushave eriofide dhe tetranikide, Minueseve, Afideve, Tripseve, Pambukoreve, Krahebardhave, Psillave e lepidoptereve te ndryshëm. Doza e përdorimit : 1.5-2 % Në përzierje me insecticide e fungicide me bazë bakri doza e përdorimit është 1%.

Portokalle, limona, mandarina, grejpfrut, kundër marimangave (Panonychus citri, Eutetranychus banki, Tetranychus urticae) dhe breshkëzave (Aonidiella aurantii, Aspidiotus nerii, Lepidosaphes spp, Parlatoria pergandii). Përdoret 1 Lit. / hL, shpërndarë me 1000- 2000 Lit. / ha ujë, ose 10-20 lit. produk për hektar.

Kundër Breshkëzave, Pambukores, (Planococcus citri dhe Icerya Purchasi). Doza e përdorimit 0,75-1 L / hl ujë , e shpërndarë me 500-1500 Lit. / ha ose 3.75-15 litër produkt për hektar.

Mollë, dardhë, ftua, pjeshkë, nektarinë, kajsi, kumbulla, qershi etj. kundër vezëve dhe formave të lëvizëshme të Breshkëzave, Këpushave eriofideve dhe tetranikideve , Minueseve të gjetheve, Afideve, Tripseve, Pambukoreve, Krahëbardhave, Psillave e lepidopterëve të ndryshëm.

Pajtueshmëria

Produkti nuk mund të përzihet me prepartet me bazë squfuri, polysulphide, captan ose folpet. Mos e aplikoni produktin para se të kalojnë të paktën 40 ditë nga trajtimi me squfur, polysulfide, kapan ose folpet. Fitotoksiciteti : Mos kryeni trajtime në ditë të nxehta dhe të thata. Mos trajtoni me mjete ajrore. Mos trajtoni në kohe me erë.