HERBICID SELEKTIV PËR LUFTIMIN E BARERAVE TE KEQIA GJETHEGJERE NE DRITHRA NE
PERIUDHEN E PAS MBIRJES SE TYRE
- Permbajtja : Bensulfuron-Metil, 50% p/p (500 g/kg) + Metsulfuron-mehyl, 4% p/p (40 g/kg)
- Karenca : Nuk aplikohet
- magazinimi : Magazinohet në vende të fresketa, pa lageshti, në temperature 0-50 grade C.
Përdorimi
XANADU është një herbicid sistemik i pas mbirjes. Perdoret me sperkatje gjethore, për kontrollin e barërave të këqija dykotiledone në drithërat si gruri, elbi, thekra. XANADU funksionon duke ndërhyrë në sintezën e aminoacideve thelbësore, duke penguar ndarjen e qelizave, duke ndaluar rritjen e specieve të ndjeshme të barërave të këqija duke perfshire edhe ato qe jane reistente ndaj 2.4-D dhe herbicideve te tjera te grupit te fenoksacetikeve. Perdoret 100g/ha duke perdorur nje vellim sperktes prej 200-400 l/uje/ha. Barerat e keqia shume te ndjeshme qe luftohen me sukses(>85%) jane Galium aparine (Rodhja), Matricaria recutita ( Kamomili), Stellaria media (Zhokulla e zakonshme), Lamium purpureum (Hithra e vdekur e purport), Capsella bursa pastoris ( Çanta e bariut), Fumaria officinalis (Fomi i zakonshëm). Ndersa mesatarish te ndjeshme (> 70%<84.9% kontroll) Papaver rhoeas (Lulkuqe e zakonshme), Veronica hederifolia; (Veronika me gjethe dredhke), Veronica persica (Veronika pjeshkore)
Verejtje per perdorimin
Trajtimi duhet të bëhen kur te lashtat janë ndërmjet fazës së tre gjetheve të shpalosura dhe para fazes së zgjatjes së gjethes flamur. (para daljes se kallirit) Rezultatet më të mira arrihen kur barërat e këqija janë të vogla dhe në rritje aktive. Filimisht frenohet rritja e barerave te keqia dersa tharja e plote behet e dukshme dy ose tre javë pas aplikimit. Sigurohuni qe bimesia dhe barerat e keqia te mos kene kaluar strese te ndryshme. Perdorni mjete sperkatese qe garantojne mbulim te mire te mases gjethore te barerave te keqia.
Kujdesuni që të mos mbivendosen shtresat e spërkatjes dhe të mos lejohet që spërkatja të kalojë në të mbjellat që nuk synohen per tu trajtuar. Trajtoni ne kushte moti të qetë dhe të thatë. XANADU nuk duhet të aplikohet brenda 7 ditëve nga lesimi apo kultivimi i drithrave. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME TË BEHET NJE LARJE E KUJDESESHME E PAJISJEVE SPERKATESE. NJE PASTRIM I PA MJAFTUESHEM I MJETEVE SPERKATESE MUND TE COJE NE DEMTIM TE KULTURAVE TE TJERA.
Perzierja
Për të zgjeruar spektrin e veprimit dhe për të përmirësuar efektivitetin në kontrollin e barërave të këqija, XANADU mund të aplikohet me herbicide të tjera. Keshillohuni me distributorin lokal nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme. Kur përzihet, rekomandohet që fillimisht të hidhet XANADU në rezervuar.
Kushtet e motit
Ne kushte me lageshti ajrore te moderuar deri në të lartë rezultatet jane më të mira. Pas aplikimit, moti duhet të qëndrojë i thatë për disa orë. Mos aplikoni, pas periudhave të gjata thatësire dhe temperaturave të larta,ose priten shira të dendur të cilat mund të shkaktojnë stres dhe të ndikojnë në performancën e produktit. Mos aplikoni nëse ekziston rreziku i ngricave të natës.