ALCOBAN eshte fungicid kontakti i grupit dicarbonitrile me spekter te gjere dhe mekanizem veprimi “multi-
site”, ndaj te cilit nuk cfaqen forma rezistente te paraziteve kepurdhore. Ka gjetur perdorim te gjere si fungicid
parambrojtes (protektiv-preventiv) ne luftimin e kromes se molles dhe dardhes si dhe semundje te tjera te
pemeve frutore.

  • Permbajtja : Dithianon puro 70%
  • Karenca : Ne te gjitha kulturat trajtimet nderpriten 42 dite para vjeljes.

Përdorimi

Per kontrollin e kromes se molles (Venturia spp.) kalbezimit lenticelar (Gloeosporium spp.) dhe kancerit te degeve (Nectria galligena). Kryhen deri 6 trajtime per sezon me doze perdorimi 0.5kg/ha ne intervale 5 ditore dhe me doze 0.75 kg/ha ne intervale 7 ditore, ose 33-50 gr/100 litra uje. Trajtimet mund te fillojne qe nga faza e jeshilimit te sythit frutor e deri kur fruti ka aritur 30% te dimensionit final. Në programet e trajtimit është e mundur të ndërhyhet deri në 32 orë pas fillimit të një shiu infektiv.

Per kontrollin e kromes se dardhes (Venturia pyrina) dhe kancerit te degeve (Nectria galligena): 0.5-0.75 kg/ha (33-50 gr/100 lit. uje).

Per kontrollin e gjethbirueses ( Coryneum) dhe polistigmes me doze 75 gr/100 litra uje. Ne vartesi te madhesise se kurores, apartit gjethor dhe mjetit sperkates mund te konsumohet 200-1500 litra uje duke perdorur jo me pak se 0.75 kg/ha preparat.

Vërejtje për përdorimin

Nuk perzieht me vajra minerale, polisulfur dhe produkte te tjera me reaksion alkalin. Nese ken kryer trajtime dimerore me vajra minerale, ALCOBAN nuk duhet te perdoret me heret se 20 dite pas trajtimit me vajra minerale. Nese ALCOBAN përzihet me formulime të tjera, duhet të respektohet periudha më e gjatë e pritjes. Ne rast aksidentesh informani mjekun edhe per llojin e perzierjes qe keni kryer.

Ndikim në ekosistem

Nuk është dëmtues ndaj bletëve. Është dëmtues ndaj peshqve dhe organizmave të tjera ujore. Mos ndotni ujin me produktin ose enën e tij.

Magazinimi

Ruani produktin në enën te mbyllur origjinale, në një vend të sigurt, të freskët e te thata dhe të ajrosur mire, të mbrojtur nga ngricat ne nje temperature optimale 4-35 0 C te pa ekspozuar nga rezet direkte te diellit, larg ushqimeve dhe pijeve për njerezit si dhe ushqimeve për blegtorinë.