CUPROFIX ULTRA DISPERSS® është një fungicid organik me bazë bakri në formën e granulave disperse, efektiv kundër:Vrugjeve , Alternariozave, Anthraknozave, Septoriozave, Bakteriozave. Ka veprim parandalues, kurues dhe antisporulant nepermjet kontaktit duke frenuar mbirjen e sporeve dhe zhvillimin e micelit.
- Permbajtja : Baker metalik 40% (400 g/Kg ne formen e Sulfatit te Bakrit Trebazik).
- Formulimi : Granula të dispersueshme në ujë (WG).
- Karenca : Trajtimi i fundit para vjeljes është në rrush, fruta farore dhe berthemore , shalqi, pjeper, patate, sallatat 7 dite; agrume, ullinj, arra, lulelaker, laker, brokoli , frutrrenjoret , panxhar sheqeri dhe lajthi 14 dite; aktinide 15 dite ; domate e fresket, patllixhan, kungullore, karcof, bishtajore, bulore, luleshtrydhe 3 dite; domate per industri 10 dite.
- Magazinimi : Magazinohet në vende të fresketa, pa lageshti, në temperature 0-50 grade C.
Përdorimi
CUPROFIX® ULTRA DISPERSS® është një formulim i bazuar në sulfatin tribazik të bakrit, i përgatitur me një proces të veçantë industrial të patentuar që garanton një efikasitet shumë të lartë të jonit të bakrit dhe një selektivitet të veçantë në kulturat e trajtuara duke kryer një funksion fungicid dhe bakteriostatik optimal. Vepron edhe ne sasi të reduktuara të bakrit për hektar. Formulimi special DISPERSS® ndihmon gjithashtu për ta bërë formulimin shumë të lehtë për t’u përdorur falë lehtësisë së dozimit, shpërndarjes së menjëhershme në ujë dhe karakteristikave superiore të përputhshmërisë dhe përzierjes me formulime të tjera më të përdorura.
- VRESHTA
- NE PEME FRUTORE FARORE
- NE PEME FRUTORE BERTHAMORE
- NE AGRUME
- NE AKTINIDIE
- NE ULLINJ
- NE LAJTHI
- NE ARRA
- NE SOLANACE
- NE KUNGULLORE
- NE ANGJINAR DHE ASPARAGUS
- NE LAKER , LULELAKER,BROKOLI
- NE SALLATE
- NE PERIME FRUTRENJORE
- NE LEGUMINOZE
- NE PERIME BULBORE
- NE LULESHTRYDHE
- PANXHAR SHEQERI
- NE BIME ZBUKURESE ORNAMENTALE
Kunder vrugut (P. Viticola) me 0.1-03% (1-3kg/ha)ne vartesi te kushteve klimatike dhe intensitetit te semundjes.
Molle, Dardhe. Kunder Kromave (Venturia spp.), Bakteriozave (Pseudomonas spp.; Xanthomonas spp.; Erwinia amylovora),Kancrit te degeve (Nectria spp.), Njollosjes kafe (Stemphylium vesicarium). Ne trajtimet dimerore me doze 0.25% (1.25-3.75 kg/ha), ne trajtimet pranvero verore duke filluar para hapjes se luleve e deri ne vjelje me doze 0.035%-0.165% (0.5-2.5 kg/ha)
Pjeshke, kumbulla, qershi etj. Kunder Tafrinies (T. deformans), Monilies (Monilina spp.), Korineumit (Coryneum beiyerinckii), Bakteriozave (Pseudomonas spp.; Xanthomonas spp.). Ne trajtimet dimerore me doze 0.25% ( 2-35 kg/ha), ne trajtimet pranvero verore duke filluar gjate gjithe vegjetacionit me doze 0.085%-0.165%(1.25- 2.5kg/ha)
Kunder Fitoftores (Phytophthora spp.), Alternaries (Alternaria spp.), Bakteriozave (Pseudomonas spp., Xanthomonas spp.),me doze 0.1-0.125% ( 2-2.5kg/ha).
Kunder Bakteriozes (Pseudomonas spp.) ne ntrajtimet dimerore me doze 0.27-0.35% nersa ne trajtimet gjate gjithe vegjetacionit me doze 0.05-0.125% (0.5-1.25 kg/ha).
Kunder Syrit te palloit (Spilocaea oleaginea), Antraknozes (Gloeosporium olivarum/Colletotrichum acutatum), Bakteriozes (Pseudomonas savastanoi) me doze 0.08-0.2% ( 1.25-3 kg/ha)
Kunder Alternares (Alternaria spp.), Antracnozes (Colletotrichum spp.), Citospores (Cytospora corylicola), Bakteriozave (Pseudomonas spp.; Xanthomonas spp.) me doze 0.1-0.2% (1.5-3 kg/ha).
Kunder Bakteriozes (Xanthomonas spp.) me doze 0.125-0.5% me fillimin e vegjetacionit deri ne lulezim (1.25-5 lit/ha).
Domate per industri dhe ngrenie, Patllixhan, Patate. Kunder Peronospores (P. infestans), Alternaries (A. solani), Antraknozes (Colletotrichum spp.), Bakteriozave (Pseudomonas spp.; Xanthomonas spp.) me doze 0.125-0.25% ; ne patate me doze 0.18-0.3% (1.7-3 kg/ha).
Kungull, shalqi, pjeper, trangull. Kunder Vrugut( Psudoperonospora cubensis), Baktriozave (Pseudomonas spp., Xanthomonas spp.) me doze 0.125.0.25% (1.25-2.5 kg/ha).
Kunder Vugut (Bremia spp.); Bakteriozave (Pseudomonas spp., Xanthomonas spp.), Alternaries (Alternaria spp.) me doze 0.125-0.2% ( 1.25-2 kg/ha).
Kunder Peronospores (Peronospora brassicae), Bakteriozave (Xanthomonas spp.) me doze 0.125-0.25%(1.25-2.5 kg/ha).
Rukola, Endivia, Valeriana, dhe Perime te tjera gjthore Kunder Vrugut (Bremia lactucae), Alternaries (Alternaria spp.), Bakteriozave (Pseudomonas spp., Xanthomonas spp.) me doze 0.17-0.25%(1.75-2.5 kg/ha).
(Karote, Repe, Panxhar i kuq, Selino etj.) kunder Alternaries (Alternaria spp.), Cercospores (Cercospora beticola), Vrugut (Peronospora crustosa), Bakteriozave (Pseudomonas spp., Xanthomonas spp.) me doze 0.125-0.25% (1.25-2.5 kg/ha)
( Fasule, Bizele, Qiqra, Thierza) kunder Antraknozes (Colletotrichum spp.), Vrugut (Peronospora spp.), Bakteriozes (Pseudomonas spp.) me doze 0.125-0.25% (1.25-2.5kg/ha).
( Qepe, Hudhra, etj.) kunder Vrugut (Peronospora destructor), Bakteriozes (Pseudomonas spp.) me doze 0.17-0.25%.(1.7-2.5 kg/ha)
Kunder Njollosjes se Kuqe (Mycosphaerella spp.), Antraknozes (Colletotrichum spp.), Bakteriozes (Xanthomonas spp.) me doze 0.19-0.25% (1.9-2.5 kg/ha)
Kunder Cerkospores (Cercospora beticola) me doze 0.25-0.3% (2.5-3 kg/ha).
Kunder Antraknozes (Colletotrichum spp.), Bakteriozes (Pseudomonas spp.; Xanthomonas spp me doze 0.17-0.25% (1.7-2.5kg/ha).
Dozat e rekomanduara i referohen perdorimit me nje volum uji nomal ( psh. ne vresh 1000 lit/ha, peme frutore 1500 lit/ha. Ndersa ne perime ne vartesi te fazes vegjetative 400-1000 lit/ha. Ne rastet kur aplikojme volume te ndryshm do ti referohemi gjithmone sasise se produktit per hektar por pa tejkaluar sasite e rekomanduara me siper.