PERLAN eshte rregullator i rritjes së bimëve me origjinë sintetike, i bazuar në 6-benziladeninë dhe giberelinë GA4 dhe GA7. I përkasin përkatësisht grupeve kimike të citokininave dhe giberelinave. Janë rregullatorë natyrorë të rritjes së bimëve te ciler rezultojnë gjate proceseve biokimike ne bime. Perdoren per te përmirësuar dhe tipizuar formën dhe madhesine e frutave ne molle, per te reduktuar shfaqjen e rjetes (ndryshkut), per te permiresuar lidhjen e frutave ne dardhe dhe nxitjen e degëzimeve anesor te pemëve në fidanishtet frutore

  • Permbajtja : 19 g/L ose 1,82% (w/w) 6-benziladeninë, 19 g/L ose 1,82% (w/w) giberelinë (A4 + A7)
  • Formulimi : Tretësirë e koncentruar (SL)
  • Karenca : Nuk aplikohet
  • Magazinimi : :Ruajeni në vend të thatë, të ajrosur dhe të mbrojtur nga rrezet e diellit.

Për të parandaluar shfaqjen e rrjetes (ndryshkut) ne kultivarin Golden Delicious dhe te tjere. : Trajtimi  i pare behet  nga  fundi i lulëzimit deri në rënien e petaleve, pasuar nga 3 aplikime me intervale nga 7 deri në 10 ditë, për të mbuluar të gjithë periudhën kur rreziku eshte me i madh  per frutin per tu atakuar nga rrjeta dhe çarja,  me doze  0.3 lit /ha, ( 25-30 ml /100 lit.uje me një vëllim spërkatjeje prej 300 deri në 1000 lit/ha.

Për të përmirësuar formën e frutit, duke nxitur zgjatjen e tij, uniformitetin, peshën dhe madhësinë e frutit: Sperkatja kryhet  në fazën e lulëzimit me  0,6 lit/ha dhe një vëllim spërkatjeje prej 1000 lit/ha.

Ne dardhe Për te favorizuar  lidhjen e futave : Trajtimi kryhet  ne  fillim të lulëzimit me doze 0,6 lit/ha (60ml/100lit) me  një vëllim spërkatjeje prej 300 deri në 1000 lit/ha., ose në dy aplikime nga 30ml/100lit. me një distancë prej 3-7 ditësh duke shtuar lagesin Silwet Gold, ose në një aplikim të vetëm 30ml/100lit. në kombinim me GA3 (p.sh. tabletë Florgib në 0,3 tableta/100L) . ous dhe Golden Delicious, perdoret 125ml/100 lit uje me nje aplikim gjatë lulëzimit, ose bëhen dy aplikime prej 60ml/100lit. (në lulëzim te plotë dhe 3-10 ditë më vonë). Per te ritur efikasitetin shtohet nje agjent lages si SILWET GOLD.

Ne fidanishte  frutore Për të nxitur degëzimin e pemëve, duke favorizuar shperthimin e degëve anësore në pemët e reja ne  fidanishte duke rritur këndin e hapjes  së degëve anësore dhe pershpejtuar hyrjen në prodhim: 2.5lit/100lit. Trajtimet kryhen në bimë që janë në rritje aktive me sperketje manuale gjatë muajve qershor-korrik,  duke perdorur maksimumi 2,5 lit./ha në një vëllim spërkatjeje prej 50 deri në 100 lit/ha. Përsëriteni në intervale 7-ditore, me maksimum 3 aplikime për fushatë.

Spërkatja duhet të perqendrohet ndaj degezimeve apikale te daljeve  kryesor. Rekomandohet kombinimi me një agjent lagështues jo-jonik si Silwet Gold.

Për te favorizuar  lidhjen e futave : Trajtimi kryhet  ne  fillim të lulëzimit me doze 0,6 lit/ha (60ml/100lit) me  një vëllim spërkatjeje prej 300 deri në 1000 lit/ha., ose në dy aplikime nga 30ml/100lit. me një distancë prej 3-7 ditësh duke shtuar lagesin Silwet Gold, ose në një aplikim të vetëm 30ml/100lit. në kombinim me GA3 (p.sh. tabletë Florgib në 0,3 tableta/100L) .

Për të nxitur degëzimin e pemëve, duke favorizuar shperthimin e degëve anësore në pemët e reja ne  fidanishte duke rritur këndin e hapjes  së degëve anësore dhe pershpejtuar hyrjen në prodhim: 2.5lit/100lit. Trajtimet kryhen në bimë që janë në rritje aktive me sperketje manuale gjatë muajve qershor-korrik,  duke perdorur maksimumi 2,5 lit./ha në një vëllim spërkatjeje prej 50 deri në 100 lit/ha. Përsëriteni në intervale 7-ditore, me maksimum 3 aplikime për fushatë.

Spërkatja duhet të perqendrohet ndaj degezimeve apikale te daljeve  kryesor. Rekomandohet kombinimi me një agjent lagështues jo-jonik si Silwet Gold.

Verejtje per perdorimin

Duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e madhe në sjelljen e kulturave që rezulton nga aplikimi i këtij produkti, ai duhet të përdoret vetëm nën udhëzimet teknike. Këshillohet që të kryhen teste të mëparshme mbi varietetet dhe kushtet në të cilat do të përdoret produkti.

Shmangni përzierjen e PERLAN me produkte alkaline si përzierje botdoleze dhe polisulfur. Për më shumë informacion mbi mundësinë e përzierjes së PERLAN me produkte të tjera, konsultohuni me distributorin tuaj.

Shmangni aplikimin në temperatura të larta. Rekomandohet qe trajtimet te kryhen  herët në mëngjes ose pasdite vonë, kur lagështia relative është më e lartë, duke siguruar kështu thithjen më të mirë të PERLAN dhe rritjen e efektivitetit. Mos e aplikoni produktin në bimë të lagura ose kur priten shira brenda 4 deri në 6 orë pas aplikimit. Mos e aplikoni produktin nëse temperatura është nën 7ºC ose mbi 32ºC.

Në kushte të caktuara, PERLAN mund të zvogëlojë lulëzimin në vitin pas trajtimit.

Shishet  e hapura duhet të përdoren në të njëjtën fushatë dhe të mos ruhen për fushatën tjetër.

Mënyra e përgatitjes

Hidhni  ne depozite gjysmën e vëllimit të ujit te planifikuar per sprkatje. Shtoni sasinë e nevojshme të produktit dhe plotësoni vëllimin e dëshiruar të ujit, duke siguruar përzierjen e vazhdueshme. Matni pH-në e tretësirës dhe rregulloni pH-në e ujit në vlerat ndërmjet 5 dhe 7 me një zgjidhje tampon kur është e nevojshme.Mos e lini tretësirën spërkatës të qëndroi në rezervuarin e spërkatësit për periudha të gjata kohore (p.sh. gjatë vakteve ose gjatë natës).

Mënyra e aplikimit

Kalibroni saktë pajisjet, duke siguruar uniformitet në shpërndarjen e spërkatjes në objektivin e synuar. Llogaritni vëllimin e spërkatjes së përdorur për ha në funksion të shpejtësisë së rrjedhës së spërkatës (L/min), shpejtësisë dhe gjerësisë së punës (distanca ndërmjet rreshtave).

Në fazat fillestare të zhvillimit të  bimeve , aplikoni tretësirën me përqendrimin e treguar. Në zhvillimin e plotë vegjetativ, shtoni sasinë e produktit proporcionalisht me vëllimin e ujit të shpërndarë për ha, nga spërkatësi, për të respektuar dozën.

Në pemtoret ne prodhim, një vëllim të mjaftueshëm uji për të siguruar mbulim të mirë te mases vegjetativ deri ne brendesi te kurores. Rekomandohet përdorimi i 1000 lit/ha ujë.

Ambalazhet e  boshatisuea duhet të lahet tre herë, të mbyllen, dhe gtumbullohen ne kuti te vecanta duke u dorezuar ne pika të autorizuar kthimi; ujërat e larjes duhet të përdoren në përgatitjen e solucionit sperkates.

Fitotoksiciteti:

Nuk eshte fitotoksik nese perdoret sipas rekomandimeve te kesaj etikete

Ndikimi ne Ekosistem

Ky produkt nuk ka ndikime te vecanta ne mjedis , isnsekte te dobushme, apo organizma ujore si dhe kafshe shtepiake