COUPON 480 SL eshte Rregullatori i rritjes dhe zhvillimit te bimve në formën e koncentratit të tretshëm në ujë [SL]. Perdoret per uniformizimin e pjekjes dhe lehtesimin e proceseve te vjeljes ne qershi dhe domateve duke ruajtur cilesite organolpetike dhe qendruehmerine ne treg.

  • Permbajtja : Ethephon 480 g/l (40.0%)
  • Formulimi : Koncentrat i treteshem (SL)
  • Karenca : Domate – 7 ditë, Qershi – 10 ditë.
  • Ruajta dhe magazinimi : Produkti ruhet ne ene origjinale larg ushqimeve dhe pijeve per njerez dhe ushqimeve per blegtorine. Shishet e boshatisura nuk duhet te perdoren per qellime te tjera.

Perdorimi

COUPON 480 SL eshte Rregullatori i rritjes dhe zhvillimit te bimve në formën e koncentratit të tretshëm në ujë [SL]. Perdoret per uniformizimin e pjekjes dhe lehtesimin e proceseve te vjeljes ne qershi dhe domateve duke ruajtur cilesite organolpetike dhe qendruehmerine ne treg.
Depërton në indin e bimës, duke u dekompozuar lëshuar etilen, i cili përshpejton procesin e frymëmarrjes dhe pjekjen e frutave.
COUPON 480 SL përdoret me mjete sperkatese individuale ose traktor pompa.
Domate : Doza maksimale e përdorimit eshte 2-3 l / ha dhe ndahet ne 2-3 duar gjate ciklit vegjetativ. Përdorni dozat më të larta të rekomanduara në temperatura nën 16 ° C dhe në bimë me një masë të madhe vegjetetive . Ne kushtet e temperaturave te larta >250C rekomandohen jo me shume se 2 lit/ha. Koha e aplikimit: Përdoret kur domatet e pjekura dhe ato ne prag te pjekjes përbëjnë 10-20%, dhe frutat jeshile (të rritura) 50 – 65% të frutave totale me 2 lit/ha ose koncentrim 0.2% ndersa pas nje jave nderyhet me nje trajtim tjeter me 1 lit/ha ose koncentrim 0.1%. Trajtimt mund te fraksionohen edhe ne tre duar me nga 1 lit /ha. Rekomandohet nje volum uji prej 1000 litra duke perdorut nje sistem te mire nebulizimi e duke garantuar nje sperkatje totale te mases vegjetative.
Qershi : Uniformizon pjekjen duke lehtesuar vjeljen mekanike te frutave. Doza maksimale e perdorimit eshte 75 ml ne 100 litra uje. Koha e perdorimit: Kryet nje trajtim 7-10 ditë para vjeljes së pritshme të frutave nga pemët e patrajtuara. Sasia e rekomanduar e ujit: 500 – 700 l / ha.

Verejtje per perdorimin

Aplikimi i COUPON 480 SL në domate në dozë më të lartë se ato te rekomanduara mund të shkaktojë tharje të përshpejtuar të gjetheve (pa ndikuar në rendimentin).
Trajtimi duhet bere te pakten 3-4 ore para renies se rreshjeve te priteshme
Përgatitni solucionin sperkates pasi keni pervehtesuar udhezuesin e perdorimit dhe e tiketen.
Pasi percaktimit te sasise se preparatit dhe volumin e ujit, hidhet uji ne depozite ne 2/3 e sasis. Duke mbajtur ndezur perzieresin shtojme preparatin dhe me pas ujin ne volumin e pote. Solucioni i pregatitur ne kete menyre nuk duhet te perdoret me vone se 5 ore nga koha e pregatitjes .

Fitotoksiciteti

Produkti nuk eshte fitotoksik nese perdoret ne dozat e rekomanduara

Ndikimi ne ekosistem

Helmues per bletet. Nuk rekomandohet te perdoret kur bletet jane ne aktivitet. Mos ndotni ujrat me produktin ose paketimin e tij. Mos lani mjetet e sperkatjes pranë ujërave sipërfaqësore. Shmangni ndotjen e ujit përmes kanaleve kulluese ne fermat dhe rrugë.