GALLUP SUPER 360 është herbicid jo-selektiv me veprim sistemik per kontrollin e barërave të keqia graminore dhe gjethegjera si dhe shkureve te ndryshme. Nuk perdoret per myshqet. Produkti absorbohet nga gjethet dhe percohet drejt sistemit rrenjor. Prandaj është e domosdoshme të aplikohet kur barërat e këqija jane ne vegjetacion te bujeshem.

  • Permbajtja : Glyphosate 360 g / l ( 36% w/w )
  • Tipi i formulimit : Soluble concentrate (SL)
  • Karenca : Nuk aplikohet
  • Marke e regjistruar : BARCLAY CROP PROTECTION

Përdorimi

Produkti aplikohet mbi masen e gjelber kur barerat e keqia jane ne zhvillim. Rekomandohet te perdoret me mjete sperkatese te paisur me sprucator fshese ose pasqyre dhe me nje presion jo me te larte se 2 atmosfere. Për kulturat ku duhet të shmanget kontakti, trajtimi mund te behet me hinka te posacme te montuar ne sprucatore. Doza e pergjitheshme e perdorimit :150-1200 ml produkti / 1000m² duke e shperndare me 10-30 l uje / 1000m². Doza aplikohet në varësi të llojit të barërave të këqija. Numri maksimal i trajtimeve : 1here ne vit.

Per luftimin e barerave te keqia: Ne pemtore me peme frutore, vreshat, ullinje dhe agrume kur ato jane te ritura mire ( mbi 3 vjet) dhe solucioni sperkates eshte i sigurte se nuk mund te preki masen vegjetative te pemeve. – Perpara mbjelljes se pemtoreve dhe kulurave te tjera bujqesore. – Brenda kultures se bjelle. Produkti mund te prdoret per luftimin e barerave te keqia midis reshtave ne kultura te ndryshme perimore ne se aplikohet me me paisje te vecanta te cilat shmangin kontaktin me kulturen e mbjelle. – Ne zona jo bujqesore si hekurudhat, kanalet, vendet industriale, vendet e ndërtimit, zonat në anë të rrugës etj.

Doza e perdorimit ne vartesi te barerave te keqia te cilat dominojne parcelat ku do te aplikohet
produkti: 150-400 ml / 1000m²: Bishtdhelpera (Alopecurus spp.), Tershera (Avena spp.), Elbi i egr (Hordeum murinum), Lolium (Lolium spp.), Bar-thlleza (Mercurialis spp.), Flokeza (Poa spp.), Oriz i kuq, (Ammi majus), Nena (Amaranthus spp.), Kalendula (Celendula spp.), Minueri (Chenopodium spp.), Sparq (Orobanche spp.), Burdullaku (Portulaca spp.), Repa e eger (Raphanus spp.), Kryqesi (Senecio spp.), Sinapi (Sinapsis spp.), Ylleza (Stellaria spp.), Veronika (Veronica spp.); 400-500 ml / 1000m ²: Bari i grurit (Agropyron repens), Preja (Carex spp.), Cirsiumi i arave (Cirsium spp.), Ryelli gjethegjere (Euphorbia spp.), Lule basani (Hypericum spp.), Laersia oryzoides, Kokemadhi (Phalaris spp.), Lepjeta (Rumex spp.), Reshyelli i ares (Sonchus spp.), Sorgumi (Sorghum halepense); 500-700 ml / 1000m ²: Kelkaza e ujit (Alisma spp.), Badhra frutvogel (Asphodelus spp.), Hudhra ujese (Butomus spp.), Truska (Cyperus spp), Ferula e rendomte (Ferula spp.), Kulmaku (Juncus spp.), Xhufka (Nardus spp.), Sitka e liqenit (Sciprus spp.), Telishi (Dactylis glomerata) Spargana (Sparganium spp.) , Thundermushka (Tussilago spp.); 800-1000 ml/1000m²: Baremiza (Agrostis spp.), Qeporet (Allium spp.), Pelini (Artemisia spp.), Kallami (Arundo spp.), Krisja (Cynodon spp.), Heraklea (Heracleum spp.), Glekoma (Glechoma spp.), Uthellniku (Oxalis spp.), Paspalum spp., Kallamishtja (Phragmites spp.),Fiershqiponja (Pteridium spp.), Zhabina (Ranunculus spp.), Manafera (Rubus spp.), Shavari (Typha spp.), Hithra (Urtica spp.), Karrota e eger (Daucus carota); 1200 ml/1000m²: Kolumaqi (Aristolochina spp.) , Kulpera (Clematis spp.), Dredhesja (Convolvulus spp.), Rreza ngjyruese (Rubia peregrine); 1000-1200 ml/1000m²: Brushtulli (Calluna spp.), Trendafili gureve (Cistus spp.), Grathata (Erica spp.), Dorezonja (Lonicera spp.) Shkuret: 400-600 ml/1000m²: Panja (Acer spp.), Frasheri (Fraxinus spp.), Gjineshtra (Genista spp.), Shelgu (Salix spp.) , Shtogu (Sambucus spp.), Boronica (Vaccinum spp.);

Magazinimi

Ruhet ne vende te thata dhe te fresketa, te pa ariteshme nga njerezit e pa instruktuar, femijet dhe kafshet, i pa ekspozuar ndaj rezatimit direkt te diellit dhe ne temperature 5 -35 0 C.