POLTIGLIA BORDOLESE DISPERSS BLU eshte fungicid-baktericid me veprim parambrojtes-kontakti ne formen e mikrogranulave te dispergueshme ne uje. Eshte nje formulim industrial dhe origjinal me parametra te larte te Perzierjes Bordoleze te cilat e bejne kete fungicid – baktericid bakri te kete nje doze perdorimi me te ulet dhe nje efikasitet me te larte ne krahasim me Bordolezin tradicional te pregatitur ne ferme.

  • Permbajtja : 20 % Baker Metalik ne formen e Perzierjes Bordoleze
  • Formulimi : Granula te dispergueshme ne uje
  • Karenca : 3 dite per patate, domate dhe perime te tjera , 5 dite per rushin dhe pemet frutore farore, 20 dite per kulturat e tjera.

Përdorimi

Per trajtimet dimerore me doze 1-1.2%. Per trajtimet ne vegjetacion per luftimin e vrugut e eskoriozes, me doze 0.5-0.7% deri ne 1.2% ne rastet e infeksioneve te renda.

Per trajtimet dimerore ne luftimin e formave dimeruese te bakteriozave , kromave, fleteperdredheses, fletebirueses etj., me doze 1-1.2%. Mund te shtohen vajra minerale dimerore ose insketicide.

Per luftimin e Malsekos, Tymthit, Bakteriozes etj, me doze 0.5-0.6%.

Per luftimin e Syrit te palloit, Septoriozes, Tymthit, 0.5-0.6%.

Per luftimine Vrugut, Bakteriozave, Alternaries, Septoriozes, me doze 0.6%.

Per luftimine Vrugut, Bakteriozave, Kladosporiozes, Didimeles me doze 0.6%.

Per luftimin e Vrugut, Septoriozes, Ndryshqeve, Semundjeve te ndryshme bakteriale, Altertnaries me doze 0.6%.

Ne trajtimet ne vegjetacion doza mund te rritet deri 1.2% ne infeksione te renda.

Vërejtje për përdorimin

POLTIGLIA BORDOLESE DISPERSS BLU eshte nje produkt me pH neutral dhe perzihet me gjithe fungicidet dhe insekticidet qe jane ne predorim, duke perjashtuar ato me reaksion te theksuar alkalin. Ne mollet e ndjeshme ndaj preparateve te bakrit trajtimet duhet te nderpriten para lulezimit. Ne dardhe nuk rekomandohen trajtime ne vegjetacion pasi shume varietete dardhe jane te ndjeshme ndaj bakrit.

Ndikim në ekosistem

Është helmues për peshqit. Mos ndotni ujërat e rrjedhshme, kanalet dhe basenet me tretësirën spërkatëse ose ambalazhet.