Fungicid sistemik me veprim parambrojtes, kurues dhe crenjoses per luftimin e hirit, kromave, kalbezimeve dhe semundjeve te tjera kepurdhore ne peme frutore, vreshtari, perime e drithra. MYSTIC 25 WG thithet me shpejtesi nga pjeset e gjelbera te gjetheve duke qarkulluar ne drejtim akropetal. Ne saje te depertimit me shpejtesi ne brendesi te lengjeve bimore, nuk rezikohet prej shplarjeve nga reshjet.

  • Permbajtja :  250 gr/kg Tebuconazole
  • Formulimi : Granula te dispergueshme ne uje
  • Karenca : Domate, speca, kungull 3 dite; trangull dhe kungullore te tjera, pjeshke, nektarina, qershi, kajsi, kumbulla, 7 dite; rrush 14 dite; dardhe 15 dite; molle 30 dite; te lashta trajtimet nderpriten ne fund te lulezimit.

Përdorimi

Kunder kromes (Venturia inaequalis,V.pirina) :
Ne trajtimet preventive me doze 40-50 gr/100 lit.uje duke filluar nga butonat roze dhe deri kur fruti arin madhesine e kokres se ares, trajtimet perseriten cdo 6-8 dite dhe me pase cdo 10-15 dite. Ne mot me legeshti dhe intensitet te larte te semundjes rekomandohet perzierja me Kaptan, Syllit ose Penncozeb per te kombinuar veprimin sistemik me ate te kontaktit.
Ne trajtimet kurative me doze 40-50 gr/100 lit.uje ,trajtimet kryhen jo me vone se 72-96 ore pas renies se reshjeve (fillimit te infeksionit).
Kunder Hirit ( Podosphaera leucotricha) : me doze 40-50 gr/100 lit.uje. Kunder njollosjes kafe ( Stemphylium vesicarium)me doze 50-75 gr./100 lit.uje. Volumi ujit per hektar 1400-1800 litra.

Kunder monilies (Monilia sp.) dhe kalbezimit gri (Botrytis sp.) kryhen 1-2 trajtimet e para  gjate lulezimit dhe  rezimit te petaleve dhe 1-2 trajtime te tjera  kryhen para vjeljes ne intervale 7 ditore me doze 50-75 gr./100 lit.uje; kunder hirit ( Sphaerotheca pannosa) me doze 50-75 gr./100 lit.uje, trajtimi i pare krryhet ne momentin e renies se petaleve dhe trajtimi i dyte kur fruit  arrin madhesine e kokres se arres; kunder ndryshkut te kumbulles kryhen 1-2 trajtime me cfaqien e simptomave te para me doze 50 gr./100 lit.uje. Volumi ujit per hektar 1400-1600 litra.

Kunder hirit (Uncinula necator) me doze 40 gr/100lit.uje duke perseritur trajtimet cdo 10 dite. Ne kushtet kur favoriziohen infeksione te renda Mystic 25 WG perzihet me Mikrothiol Disperss ose Karathane. Volumi ujit per hektar 1000-1400 litra.

Kunder hirit (Erysiphe cichoracearumSphaeroteca fuligineaLeveillula taurica) ndryshkut (Puccinia spp), me konstatimin e shenjave te para   trajtohet cdo 7-10 dite me doze 50 gr./100 lit.uje.

Kunder kalbezimit te qafes ( Pseudocerposporella herpotrichoides,Ophiobolius  graminis) trajtimi kryhet ne fillim te ngritjes; kunder hirit (Erysiphe graminis)dhe ndryshkut ( Puccimia spp.)  trajtimi kryhet me konstatimin e shenjave te para; kunder Pyrenophora teres, Rynchosporium secalis trajtimi kryhet ne fazen ngritje-kallezim;  kunder fuzariozes se kallirit (Fusaarium spp.) trajtimi kryhet ne fazen e lulezimit te plote; kunder septoriozes (Septoria spp.) trajtimi kryhet ne fazen  ngritje-kallezim. Doza e perdorimit 1 kg per hektar.

Kunder Microdocium nivale, Sclerotinia homeocarpa, dhe Rizoctonia solani me doze 1.5-2 kg /ha me 600-800 liter uje. Trajtimi kryhet me konstatimin e shenjave te para dhe perseritet cdo 10-20 dite.

Fasule, Bizele, Lakër, Lulelakër, Brokoli, Karrotë etj. për luftimin e vrugjeve, antraknozave, septoriozave dhe bakteriozave me dozë 150gr/100 lit ujë.

Vërejtje për përdorimin

Mystic 25 WG perzihet te gjitha fungicidet the insekticidet qe kane reaksion neutral.

 

Ndikim në ekosistem

Nuk eshte helmues per insektet e dobishme, kafshet shtepiake, peshqit dhe kafshet e egra. Mos ndotni basenet, pellgjet dhe ruget e ujit me produktin ose ambalazhin bosh. Mos kryeni me shume se 3 trajtime per sezon.