MAGNA BLUE është një solucion i joneve të Bakrit(Cu+2) i projektuar posaçërisht per korigjimin mungese se Bakrit në bimë duke ushtruar njekohesish nje veprim te fuqishem fungicid-baktericid. MAGNA BLUE ndryshe nga produktet e tjera të Bakrit, pas spërkatjes, depërton në indet bimore dhe qarkullon në mënyrë sistemike në brendësi të indeve bimore. Nxit procese enzimatike, duke intensifikuar fotosintezën, prodhimin e linjinës dhe përthithjen më të shpejtë të lëndëve ushqyese. Rrritja e perqendrimit te joneve të Bakrit ne lëngun qelizior dhe ndërqelizor kthehet në një vetmbrojtje natyrale ndaj patogenëve këpurdhor e bakterial.
Përveç Bakrit MAGNA BLUE përmban edhe Squfur, kështu bimët përfitojnë gjithashtu dobite esenciale te ketij mesoelementi te rëndësishëm.Përdoret gjerësisht në të gjitha kulturat dhe në të gjitha fazat, si në trajtimet gjethore ashtu edhe ato rrënjore, duke mos pasur asnjë kufizim në lidhje me karencen.
ËSHTË I APROVUAR NË USA DHE BE PËR TU PËRDORUR GJITHASHTU EDHE NË BUJQËSINË ORGANIKE.