Fungicid citotropik, me veprim parambrojtes dhe kurativ per luftimin e semundjeve kepurdhore e vecanerisht kromen ne molle, syrin e palloit ne ulli, fleteperdredhesen e fletebiruesen ne berthamore, vrugjet, antraknozat e fuzariozat ne perime e bime zbukuruese. Dallohet edhe per veprimin dytesore ndaj bakteriozave te pemeve frutore, si Xanthomonas, Pseudomonas, Erwinia. Rekomandohet per tu perdorur ne programet e luftes se integruar.

  • Permbajtja :  40% Dodine (37.5 % Baker Metalik)
  • Formulimi : Suspension i Koncentruar
  • Karenca : Molla 60 dite, Pjeshka 75 dite, Qershia 14 dite , Ulliri 7 dite, Perime 25 dite.

Përdorimi

Per luftimin e kromes : (Venturia spp.) rekomandohet te perdoret sa me heret per te dhene efektin maksimal ndaj infeksione primare (askosporeve).
Trajtimi i pare: kryhet ne jshilimin e sythave-veshet e miut.
Trajtimi i dyte: perseritet pas 10 diteve por jo me large se formimi i butonave roze. Ne kete periudhe kemi celjen ne mase te askosporeve te kromes dhe SYLLIT konsiderohet si produkti me i efektshem preventiv dhe kurativ per luftimin e askosporeve duke shfaqur njekohesisht edhe nje efekt te dukshem ne parandalimin e perhapjes se bakteriozave. Ne rast reshjesh trajtimet me SYLLIT nuk duhet te kryhet me vone se 48 ore pas perfundimit te shiut. Rekomandohet lagie e plote e mases gjethore duke filluar me 800 lit./ha e deri 1500 lit./ha ne vegjetacion te plote. Doza e perdorimit eshte 1.7-2.25 lit/ha. Kryhen deri ne 4 trajtime per sezon, nga te cilat jo me shume se dy trajtime pas lulezimit.

Per luftimin e flete perdredheses (Taphrinia deformans ). Trajtimi kryhet ne periudhen e fryrjes se sythave dhe pas renies se petaleve me doze 0.2% ose 2.25 lit/ha. Nje trajtim tjeter kryhet ne vjeshte me renien e 50% te petaleve. Kryhen 2-4 trajtime per sezon nga te cilat dy trajtime ne vegjetacion.

Per luftimin e flete birueses (Blumeriella jaapii) Kryhen 2-4 trajtime per sezon duke kryer dy trajtime pas lulezimit ne intervale 7 ditore me doze 2 lit/ha ose 0.2%. Pas vjeljes mund te kryhen 2 trajtime te tjera per te reduktuar rezerven infektues dimerore. Ne pemet frutore farore dhe berthamore rekomandojme perzierjen me MYSTIC® 25WG si per te ritur efektin ndaj semundjeve te siperpermenduar ashtu edhe per kontrollin e Moniles dhe Hirit.

Per luftimin e syrit te palloit (Cycloconium oleaginum) dhe glomereles (Glomerella cingulata), trajtimet kryhen me cfaqien e gjetheve te reja ne pranvere dhe deri ne mbarim te lulezimit. Ne zonat me infeksion te larte nje trajtim i dyte kryhet ne shtator me renien e shirave te para. Doza e peredorimit eshte 1,7-2,25 lit/ha ose 0.15-0.2%. Rekomandohen deri ne 2 trajtime per sezon.

Kunder fuzariozes me 0.2% duke perdorur 3-5 lit.

Kunder vrugjeve, antraknozes, septoriozes me 0.15-0.2%. solucion per meter katror, kunder vrugut me 0.15 – 0.2%.

Vërejtje për përdorimin

Nuk perzihet me Kaptanin, Karathanin, preparatet e bakri, benzilatet dhe produktet e tjera alkaline. Nese behet perzierj me preparate te tjera rekomandojme me pare hedhjen e SYLLIT ne depoziten sperkates edhe me pas produktin tjeter. Shmangni trajtimet kur temperatura eshte rreth 00 C si dhe perdorimin e ujit shume te ftohte per pergatitjen e tretesires sperkatese.

Ndikim në ekosistem

Eshte toksik per kafshet shtepiake dhe peshqit. Prandaj gjate trajtimit dhe manipulimit te materialeve pas sperkatjes te behet kujdes per te mos ndotur basenet ujore dhe ujembledhesit e ndryshem.
Fitotoksiciteti→ Ne kultivarit Golden Delicious nuk trajtojme me kete produkt nga fillimi i lulezimit deri dy jave pas perfundimit te tije.