MIMIC i përket grupit të insekticideve IGR (Insect Growth Regulator) është një imitim i hormonit “Ecdysone”, i cili verpon si regullator i procesi të ndërimit të moshave tek larvat e lepidopterëve. Insekticid- larvicide selektiv. Marrja e produktit nëpërmjet aparatit tretës të larvave nxit ndërimin e parakohshëm të moshave duke çrregulluar procesin normal i cili përfundon me ngordhjen e larvave. Duke pasur si objektiv vetëm larvat e lepidopterëve, është selektiv ndaj insekteve të dobishme, si predatorët e këpushave dhe enomofagëve të tjerë, duke mos ndikuar në shtimin e popullatave të këpushave. Nuk është produkt sistemik. Përdoret në sistemet e Menaxhimit të Integruar të Parazitëve (IPM).
- Permbajtja : Tebufenozide e paster 22,5 gr (240 g/lit)
- Formulimi : Koncentrat i suspendueshem (SC)
- Karenca : Trajtimi fundit para vjeljes: Në vresht 30 ditë; në agrume dhe pemë frutore 14 ditë. Ne rastet e përzierjes me Produkte të tjera, do të respektohet produkti me karencë më të gjatë.
- Magazinimi : Ruhet në temp 0 deri 40 0 C, në ambalazh origjinal, në ambjente të thata e të freskëta, të ajrosura, larg rezeve direkte të diellit dhe të sigurta nga rreziku zjarrit.
Përdorimi
Kundër tenjave, me 60-70 ml/hl, me një volum uji 1000 lit/ha në vegjatacion të plotë. Kundër larvave të gjeneratës së parë trajtimet kryhen para lulëzimit. Për kontrollin e gjeneratave pasuese ndërhyhet pak para mbylljes së veshulit. Nëse përdoren feromone monitorimi, trajtimi do të fillojë jo më vonë se 10 ditë nga fillimi i rritjes së kurbës së fluturimit. Në rast se fluturimi zgjat, trajtimet përsëriten në interval 14 ditor. Nuk kryhen më shumë se dy trajtime/sezon.
Mollë, dardhë): kundër larvave të krimbit të mollës, eulias (Argyrotaenia pulchellana) si dhe larvave të tortricideve (Pandemis spp., Archips spp., Adoxophyes orana, Argytrotenia pulchellana). Trajtimet fillojnë me çeljen e vezëve të para, me 80 ml/hl, me volum uji 1000-1500 lit/ha, në vartësi të vegjetacionit të bimësisë. Nëse përdoren feromone monitorimi, trajtimi do të fillojë jo më vonë se 10 ditë nga fillimi i rritjes së kurbës së fluturimit. Në rast se fluturimi zgjat, trajtimet përsëriten në interval 14 ditor. Nuk kryhen më shumë se dy trajtime/sezon. Kundër larvave që dalin nga dimërimi si Pandemis spp., Archips spp., Adoxophyes orana, trajtimi kryhet para ose pas lulëzimit.
Kundër minatriçes gjarpëruese dhe minatriçes gjethore, me 60 ml/ha, me volum uji 1000-2000 lit/ha, i cili varion sipas moshës së bimës dhe zhvillimit vegjetativ. Një trajtim i dytë rekomandohet të kryhet pas 14ditech, duke kryer jo më shumë së dy trajtime/sezon.