PROXANIL eshte fungicide me veprim translaminar dhe sistemik ne saje te permbajtjes se dy lendeve aktive ( propamocarb dhe cymoxanil) me efikasitet te spikatur ne luftimin e kepurdhave Oomicete te gjinise Pythium, Phythophthora, Peronospora, Pseudoperonospora, Plasmopara dhe Bremia , shkaktare te vrugjeve ne mjaft kultura bujqesore.

  • Permbajtja : Propamocarb hidrochloride: 400 g/lit. + Cymoxanil: 50 g/lit.
  • Formulimi : Suspension i koncentruar
  • Karenca : 14 ditë

Përdorimi

PROXANIL perdoret per luftimin vrugut ne domate, kungullore, patate , sallate, vreshta, qepe e kultura te tjera. Ne saje te kombinimit te efektit te shpejte lokosistemik te cymoxanilit me ate sitemik e preventiv te propamokarbit behet e mundur te crrenjoset infeksioni dhe te sigurohet nje mbrojtje e bimes deri ne 7-10 dite ne vartesi te intensitetit te semundjes. Nga ana tjeter, formulimi garanton mos shplarjen e materialit sperkates nga reshjet 1 ore pas sperkatjes.
Trajtimet kryhen preventive ose me dallimin e njollave te para te vrugut. Doza e perdorimit eshte 2 lit/ha duke kryer deri ne 7 trajtime per sezon.Ne trajtime te lokalizuara solucioni sperkates perdoret me preqendrim 0.2-0.25%

Vërejtje për përdorimin

Ne fillim perzihet preparati me pak uje dhe kur te jete homogjenizuar mire shtohet sasia tjeter e ujit. Normat e perdorimit te ujit levizin 200-2000 liter sipas kulturave dhe stadeve vegjetative. Nuk perzihet me produkte alkaline

Ndikim në ekosistem

Eshte i demshem per organizmat ujore. Mos ndotni burimet e ujit.