OPTIX 80 DISPERSS është fungicid me veprim sistemik dhe nxitës i rezistences natyrale me efektivitet të lartë në trajtimet kurative dhe parambrojtëse për kontrollin e vrugut në vreshta dhe perime si dhe fitoftorës në agrume dhe mollë. Teknologjia e formulimit “DISPERSS” siguron një shpërndarje, ngjitshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj shpëlajeve prej rreshjeve.
- Permbajtja : Fosetyl-aluminium 800 g/kg (i.e. 80%)
- Formulimi : Granula të dispergueshme në ujë (WG)
- Karenca : Trajtimi fundit para vjeljes: Në vresht 28 ditë; agrume 14 ditë; perime 3 –7 ditë.
- Magazinimi: Ruhet në vende të thata, pa ndricim diellor direct.
Përdorimi
OPTIX 80 DISPERSS përdoret me shfaqjen e shenjave të para të semundjeve si dhe në trajtimet preventive. Përdoret gjatë vegjetacionit. Në vartësi të intensitetit të sëmundjes, trajtimet përsëriten çdo 7-10 ditë.
Kundër vrugut, kalbëzimit gri dhe bakteriozave. Trajtimet fillojnë kur lastari arrin 10 cm, me 2.5 kg/ha ose 200-250 gr/100 lit ujë, duke përdorur deri në 1000 lit solucion në vreshtat në prodhim të plotë dhe vegjetacionin maksimal. Në infeksione të rënda rekomandohet kombinimi me një fungicid kontakti dhe një endoterapeutik. Aplikohen deri 4 trajtime/sezon.
Kundër kalbëzimit të frutave (Phytophthora sp.), kalbezimit te qafave nga Pythium sp. dhe Phythophthora cactorum, antraknozës, malsekos, me 5-6 kg/ha ose 250 gr/100 lit ujë. Doza mesatare e solucionit spërkatës është 2000 lit/ha, në vartësi të moshës dhe masës vegjetative. Aplikohen deri 4 trajtime/sezon.
Në sera dhe fushë: kundër vrugut, alternaries dhe bakteriozave si Pseudomonas spp., Xanthomonas vessicatoria, Corynebacterium michiganense, me 250-300 gr/dynym.
Kundër Pseudoperonospora cubensis, antraknozës, njollosjes kafe, bakteriozës, me 250-300 gr/dynym.
Kundër vrugut të qafës (Phytophthora sp.), duke përdorur 250-300 gr/100 lit ujë.