ACRAMITE është një acaricide selektive për kontrollin e merimangave (kepushave) që atakojne kulturat e ndryshme bujqesore si ne fushe te hapur ashtu edhe ne sera, si perime, luleshtrydha agrume, peme frutore farore dhe berthamore etj. Eshte produkt me veprim kontakti te shpejte dhe te zgjatur. ACRAMITE kontrollon të gjitha fazat lëvizëse të marimangave dhe gjithashtu ka një aktivitet të dukeshem ovicidal ndaj merimangës së kuqe (Tetranychus urticae).

  • Permbajtja : 48% Bifenazat
  • Formulimi : Suspension i Koncentruar (SC)
  • Marka e rregjistruar e : ARSTYA LIFESCIENCE

Përdorimi

kundër merimangës së kuqe (Tetranychus urticae), dhe (Tetranychus cinnabarinus) duke ndërhyrë me shfaqjen e parë të parazitëve me doze 20-25 ml / hl duke përdorur 1000-1500 L / ha uje (200-375 ml produkt / ha ose 96-180 g substancë aktive / ha);

kundër merimangave te kuqe (Panonychus citri), dhe (Tetranychus urticae), (Tetranychus cinnabarinus) ndërhyrja behet me shfaqjen e parazitëve të parë me dozë 50 – 60 ml / hl të shpërndara me 1000-3000 L ujë për hektar (0.5 – 1.5 Lit. produktit / ha ose 240-720 g lëndë aktive / ha) ne vartesi te mases vegjetative. Kryhet vetem nje trajtim ne sezon.

kundër merimangës se kuqe (Panonychus ulmi) duke nderhyre me njeher me konstatimin e infeksioneve te para me dozë prej 50-67 ml / hl të shpërndara me 1500 l ujë për hektar (0.75 – 1 L produkt / ha ose 360-480 g substancë aktive / ha). Kryhet vetem nje trajtim ne sezon.

Vërejtje për përdorimin

Produkti perzihet me PMB-te qe jan ne treg , duke ju shmangur produkteve me reaksione acide dhe alkaline. Ne rastet e perzierjeve te pa provuara rekomandohet të kryeni teste të vogla paraprake para se të veproni në një shkallë të gjere. ACRAMITE eshte nje preparat kontakti. Prandaj perdorimi i SILWET GOLD rrit shkallen e mbulimit te siperfaqes gjethore, depertimin e tije ne shtresat dyllore te kutikules gjethore si dhe mbron produktin nga shplarjet pre reshjeve deri 30 minuta pas trajtimit.

Ndikim në ekosistem

Eshte helmues per peshqit. Mos ndotni ujrat e rjedheshme, kanalet dhe basenet me tretesiren sperkatese ose ambalazhet.

Fitotoxicitetit:

AKRAMITE është testuar në një gamë të gjerë speciesh dhe varietetesh bimore ekzistuese pa përjetuar ndonjë efekt fitotoksik.

Karenca:

Luleshtrydhe 3 dite. Kultura te tjera : 1 dite. Në rast të përzierjes me formulime të tjera duhet te kihet parasysh respektimi i afatit te produktin me karence me te zgjatur.