Fungicid citotropik, me veprim parambrojtes dhe kurativ per luftimin e semundjeve kepurdhore e vecanerisht kromen ne molle, syrin e palloit ne ulli, fleteperdredhesen e fletebiruesen ne berthamore, vrugjet, antraknozat e fuzariozat ne perime e bime zbukuruese. Dallohet edhe per veprimin dytesore ndaj bakteriozave te pemeve frutore, si Xanthomonas, Pseudomonas, Erwinia. Rekomandohet per tu perdorur ne programet e luftes se integruar.
- Permbajtja : 40% Dodine
- Formulimi : Suspension i Koncentruar
- Karenca : Molla 60 dite, Pjeshka 75 dite, Qershia 14 dite , Ulliri 7 dite, Perime 25 dite.
Përdorimi
Per luftimin e kromes : (Venturia spp.) rekomandohet te perdoret sa me heret per te dhene efektin maksimal ndaj infeksione primare (askosporeve).
Trajtimi i pare: kryhet ne jshilimin e sythave-veshet e miut.
Trajtimi i dyte: perseritet pas 10 diteve por jo me large se formimi i butonave roze. Ne kete periudhe kemi celjen ne mase te askosporeve te kromes dhe SYLLIT konsiderohet si produkti me i efektshem preventiv dhe kurativ per luftimin e askosporeve duke shfaqur njekohesisht edhe nje efekt te dukshem ne parandalimin e perhapjes se bakteriozave. Ne rast reshjesh trajtimet me SYLLIT nuk duhet te kryhet me vone se 48 ore pas perfundimit te shiut. Rekomandohet lagie e plote e mases gjethore duke filluar me 800 lit./ha e deri 1500 lit./ha ne vegjetacion te plote. Doza e perdorimit eshte 1.7-2.25 lit/ha. Kryhen deri ne 4 trajtime per sezon, nga te cilat jo me shume se dy trajtime pas lulezimit.
Per luftimin e flete perdredheses (Taphrinia deformans ). Trajtimi kryhet ne periudhen e fryrjes se sythave dhe pas renies se petaleve me doze 0.2% ose 2.25 lit/ha. Nje trajtim tjeter kryhet ne vjeshte me renien e 50% te petaleve. Kryhen 2-4 trajtime per sezon nga te cilat dy trajtime ne vegjetacion.
Per luftimin e flete birueses (Blumeriella jaapii) Kryhen 2-4 trajtime per sezon duke kryer dy trajtime pas lulezimit ne intervale 7 ditore me doze 2 lit/ha ose 0.2%. Pas vjeljes mund te kryhen 2 trajtime te tjera per te reduktuar rezerven infektues dimerore. Ne pemet frutore farore dhe berthamore rekomandojme perzierjen me MYSTIC® 25WG si per te ritur efektin ndaj semundjeve te siperpermenduar ashtu edhe per kontrollin e Moniles dhe Hirit.
Per luftimin e syrit te palloit (Cycloconium oleaginum) dhe glomereles (Glomerella cingulata), trajtimet kryhen me cfaqien e gjetheve te reja ne pranvere dhe deri ne mbarim te lulezimit. Ne zonat me infeksion te larte nje trajtim i dyte kryhet ne shtator me renien e shirave te para. Doza e peredorimit eshte 1,7-2,25 lit/ha ose 0.15-0.2%. Rekomandohen deri ne 2 trajtime per sezon.
Kunder fuzariozes me 0.2% duke perdorur 3-5 lit.
Kunder vrugjeve, antraknozes, septoriozes me 0.15-0.2%. solucion per meter katror, kunder vrugut me 0.15 – 0.2%.