Miza mesdhetare (Ceratitis capitata), miza e ullirit (Bactrocera oleae) dhe Miza e qershise (Rhagoletis cerasi) perbejne dy demtues tipik te zonave mesdhetare ku kultivohen pemet frutore dhe ulliri. Perdorimi i kurtheve terheqese me perbreje proteinash te hidrolizuara, lendesh ushqyese dhe feromonesh, sot konsiderohet nje alernative e sukseshme per luftimin e ketyre demtuesve.
BIOCEBO
BIOCEBO eshte formulim me baze proteinash te hidrolizuara dhe vepron si ushqim terheqes per Dipteret. I kombinuar me insketicide te ndryshme vepron ne formen e nje “ushqimi helmues” per insektet e ritura te Diptereve.
- Permbajtja : Proteina te hidrolizuara 30%
- Formulimi : Koncentrat i tretshem (SC)
Përdorimi
Perdoret per luftimin e Mizes mesdhetare (Ceratitis capitata) ne agrume dhe peme frutore, Mizes se ullirit (Bactrocera olea ose Dacus olea) dhe Mizes se qershise (Rhagoletis cerasi). Perdoret 1.5 liter BIOCEBO per 100 lit.uje. Shtohet insekticid ne koncentrimin e rekomanduar dhe perzihet deri sa te homogjenizohet. BIOCEBO mund te perzihet me NUPRID SUPREM 0.05%, NURELLE-D 0.15% dhe MOSPILAN 20SG 0.05%.
DACUS TRAP
DACUS TRAP eshte nje sistem i bazuar ne ushqime specifike me baze proteinike per te terhequr dhe kapur insektet e ritura te Mizes se Ulliri. Eshte produkt biologjik pa permbajtje isekticidesh. Dacus Trap eshte me veprim te zgjatur i cili shkon deri ne 140 dite.
- Permbajtja : Proteina te hidrolizuara
- Formulimi : Solucion i gateshem ne shishe speciale
Përdorimi
Shishet vendosen ne anen jugore te pemeve ne nje lartesi 1.5-2 meter. Vendosen 150 kurthe per hektar te cilet e ruajne efikasitetin per 140 dite.
CERATRAP®
CeraTrap® eshte nje solucion specific per terheqien dhe kapjen e Mizes Mesdhetare (Ceratitis capitata).
- Permbajtja : Proteina te hidrolizuara
- Formulimi : Solucion i gatshem
Përdorimi
Slucioni perdoret me dy tipe kurthesh te disenjuara posacerisht : (1)kurthe me vazo dhe (2) kurthe me shishe. Kurthet vendosen ne anen jugore te pemeve ne nje lartesi 1.5-2 meter . Produkti ka veti avulluese duke cliruar amina dhe acide organike te cilat terheqin mizat vecanerisht femrat e tyre.
Kurthet me vazo vendosen 70-100 kurthe per hektar dhe ruajne efikasitetin per 20-35 dite. Perdoret 300-350 ml solucion i gateshem per cdo kurth.
Kurthet me shishe vendosen 90-120 kurthe per hektar dhe ruajne efikasitetin per 70-100 dite. Perdoret 600 ml solucion i gateshem per cdo kurth.
Aplikimi i kurtheve duhet te behet te pakten 45 dite para pjekjes tregetare te frutave.