DEVRINOL eshte herbicid incorporues dhe sistemik me verpim ndja pjeseve te porsa mbira nentokesor (rrenjeve dhe hipkotilit) te barerave te keqia graminore dhe gjethegjera.
- Permbajtja : Napropamide 41.4% ww
- Formulimi : Suspension i koncentruar (SC)
- Karenca : Nuk aplikohet. Kujdes: Ne rast perzierje me produkte te tjera, duhet te respektohet produkti me periode karence me te gjate.
Përdorimi
Perdoret per luftimin e barerave te keqia gjethegjera dhe gjethengushta ne fazat e porsa mbirjes dhe para daljes mbi toke duke vepruar mbi rrenjezat dhe hipokotilin. Nuk vepron ne barerat e keqia pas daljes mbi toke. Prandaj DEVRINOL duhet te perdoret perpara trapjantimit te fidaneve. Toka duhet te jete e pregatitur mire dhe pas perdorimit te DEVRINOL nese nuk bien reshje duhet te perdorim uitje te tokes ne forme shiu. Lufton me sukses Graminoret si Veshe miu, Tershera e eger, Meli i kuq, Muhari, Loliumi eger, Panicum, Flokeza njevjecare, Kostreva, Shtarpa, Sorgumi, Grami, Talla dhe gjithe graminoret e tjera spontane, dhe Gjethegjerat si Lule qeni, Kamomili i egere, Oksalis(uthellniku), Laboti egere, Burdullaku, Rodhja, Kamomili, Pulithi, Reshyelli, Stelaria, Thiaspi i arave, Veronica sp. Jane mesatrisht te ndjeshme Nena, Merkuriali njevjecar, Sinapi i eger, Nejca gjethepjeshke. Jane rezistente Manushaqia e fushave, Repa e eger, Lamiumi(hithbuta), Sinapi, Krisia, Hidhnaku i zi.
Perpara trapjantimit te fidaneve: Trajtohet toka uniformisht 1-2 dite para trapjantimit. Nese brenda dy diteve nuk bien reshje, toka uitet ne forme shiu deri ne thellesine 5-10 cm. Doza e perdorimit eshte 250-400 ml/dy ne vartesi te tipit te tokes, ne toka te lehta 250 ml/dy, ne toka te mesme 300 ml/dy dhe ne toka te renda ose te pasura me lende organike 350-400 ml/dy, shperndare me 40-50 liter uje/dy.
Perdoret pas trapjantimit kure bima eshte lidhur me token. Doza e perdorimit eshte 0.7-1 lit/dy, ne vartesi te tipit te tokes. Nese nje jave pas perdorimit nuk bien reshje, behet uitje ne forme shiu deri ne thellesine 5 cm. Nuk duhet te trajtojme gjate lulezimit dhe deri ne vjelje.
Perdoret pas mbjelljes dhe mbulimit te farave ne shtrat. Doza e perdorimit eshte 25-50 ml/100m2 farishte duke e shperndare me 20-25 lit uje.
Molle, dardhe, pjeshke, kajsi, kumbull, qershi, portokall, limona, mandarina, vreshta. Perdoret pas lidhjes se fidanit me token dhe gjate gjithe vegjetacionit. Doza e prdorimit eshte 0.9 -1 lit/dy i tretur ne 40-50 lit. uje. Toka trajtohet pergjate reshtave te pemeve ose ne forme rethore nene kurore. Ne rast se ka barera rezistente DEVRIONOL mund te perzihet me herbicide kontakti. Toka e sperkatur duhet te uitet ne forme shiu nese nuk bien reshje brenda 7 diteve pas trajtimit.