IKANOS® 4 OD eshte herbicid i pasmbirjes, selektiv per misrin dhe per zonat jobujqesore, thithet me shpejtesi nga gjethet. Spektri i tij i veprimit eshte shume i gjere duke luftuar barerat e keqija me te rendesishme mono dhe dikotiledone.
- Permbajtja : Dispersion vajor (OD – Oil Dispersion)
- Formulimi : 40g/l Nikosulfuron
- Karenca : Nuk aplikohet. Kujdes: Ne rast perzierje me produkte te tjera, duhet te respektohet produkti me periode karence me te gjate.
Përdorimi
Barera te keqija te ndjeshme : Graminore: Avena spp, Agropyron repens, Alopekurus myosuroides (bishti i miut), Echinochloa crus-gali, Lolium spp, Selaria spp., Shorhum halepense me fare dhe rizome. Dikotiledone : Amaranthus spp., Ambrozia artemisifolia, Ammi maju, Bidens tripartita, Capsella bursa-pastoris, Diplotaxis erucoides, Fumaria oficinalis, Galinsoga parviflora, Matricaria cammomilla, Mercurialis annua, Picris echioides, Polygonium persicaria, Polygonium lapathifolim, Portulaca olereace, Raphanuus rapahanistrum, Rapistrum rugosum, Sinapis arvensis, Soncus olereacus, Stellarea media.
Barera mesatarisht te ndjeshme : Graminore : Panicum spp., Digitaria sanguinalis Dikotiledone : Datura stramonium, Helianthus tuberosus, Phitolaca americana, Fallopia convolvulus, Solanum nigrum, Xanthium.
Menyra e Perdorimit: IKANOS®4OD perdoret pas mbirjes se misrit dhe barerave te keqija ne keto faza zhvillimi: Miser: Nga 2-3 deri ne 5-6 gjethe.Barerat dikotiledone: 2-4 gjethe. Barerat graminore: Nga 2 gjethe e deri ne fillim te ngritjes.Sorgumi me rizoma: 10-20 cm lartesi
Trajtimet duhet te kryhen kur misri eshte ne gjendje te mire vegjetative dhe barerat ne fazen e rritjes aktive duke evituar trajtimet ne temperatura nen 100 C dhe mbi 250 C dhe rastet e streseve hidrike. IKANOS®4OD rekomandohet te perdoret me 200-400 lit uje/ha duke perdorur pompa me presion te ulet deri te mesem. Per pergatitjen e solucionit sperkates hidhet prdukti direkt ne botin sperkates ku me pare eshte hedhur uji i cili perzihet me perziersin e makinerise. Pasi kemi hedhur ujin ne sasine e duhur, e mbajme pompen gjithmone ne perzierje. Per te pasur nje thithje optimale te herbicidit nga gjethet e barerave, duhet qe te pakten 4 ore pas trajtimit te mos ket rene shi.
Doza e perdorimit ne miser: 1-1,5 l/ha, doza me e vogel keshillohet ne barerat e ndjeshme dhe ne fazat e para te zhvillimit te barerave. Dozat e larta perdoren per luftimin e sorgumit me rizoma ose barerave te keqija me te zhvilluara, mesatarisht te ndjeshme.
Perdoret ne rastin e barerave te keqija me rritje te diferencuar duke u fraksionuar hedhja e produktit ne 2 duar ne distance 7-10 dite nga njera tjetra. Per te kompletuar veprimin e IKANOS®4OD ne barerat e keqija te ndjeshme me te zhvilluara ose mesatarisht rezistente (Abutilon Theophrasti, Chenopodium spp. ) keshillohet perzierja me produkte specifike si Bromoxynil, Dicamba, Fluroxipir, 2.4-D.
Perdoret me dozen 1,5l/ha kur barerat e keqija jane ne fazat e para te zhvillimit.