DIMBO 480 S.L. eshte nje herbicid i pas mbrijes se misrit per luftimin e barerave te keqia gjethegjera nje dhe shume vjecare. Zoteron efekt rezidual dhe sistemik duke u absorbuar si nga sistemi rrenjor ashtu edhe ai gjethor.Ne kete menyre pas kontaktit me bimen qarkullon me shpejtesi ne lengjet bimore ne te gjitha drejtimet duke u akumulaura ne zonat me aktivitet te larte fiziologjik
dhe duke nderprere proceset e rritjes se metejeshme te bimeve.
- Permbajtja : 480 gr.lit Dicamba
- Formulimi : Koncentrat i tretshem
- Karenca : Nuk aplikohet
- Marke e rregjistruar : GHARDA CHEMICAL
Përdorimi
Barerat e keqia qe lufton : Nena (Amaranthus retroflexus),Laboti ( Atriplice sp.), Dredhja (Fallopia convolvulus), Trasta e bariut (Capsella Bursa-pastoris),Cirza e arave (Cirsium arvensis), Minueri i bardhe (Chenopodium album), Sinapi (Sinapis arvensisi),Gjembaci i bardhe (Xanthum spinosum), Reshyelli (Sonchus oleraceus), barepata (Poligonium avicularia), Nejca (Poligonium persicaria), Cifuri (Picris sp.), Idhnaku i zi (Solanum nigrum) Pamb ku i eger (Abutilion theophrasti), Hithbuta (Lamium purpureum), Veronika-Gjetheurthi (Veronis hederifolia), Lulekuqi (Papaver rhoeasa), Stelaria (Stellari media)
Kultura e perdorimit
Miser
Doza dhe menyra e perdorimit
DIMBO 480 SL perdoret me dozen 0.5 lit/ha duke kryer jo me shume se nje trajtim ne vit. Trajtimi rekomandohet te kryhet midis fazes nga 1 -5 gjethe (HBCH 11-16). Sperkatja kryhet me presion te ulet te pompes per te siguruar nje mbulim te mire te barerave te keqia duke perdorur 275-300 liter uje /Ha. Per te zgjerura spektrin e luftimi te barerave dhe ritur efikasitetin ndaj barerave te keqia rezistente rekomandohet perzierja me IKANOS.
Fitotoksiciteti
DIMBO 480 SL mund te jet fitotoksik ne tokat gelqerore. Mund te demtoje kulturat e aferta vecanerisht pambukun, sojen, domaten, kungullin, sallaten.
Koha e hyrjes ne parcele
Nuk duhet hyre ne parcelen e trajtuar me pare se 24 ore.