ALCOBAN eshte fungicid kontakti i grupit dicarbonitrile me spekter te gjere dhe mekanizem veprimi “multi-
site”, ndaj te cilit nuk cfaqen forma rezistente te paraziteve kepurdhore. Ka gjetur perdorim te gjere si fungicid
parambrojtes (protektiv-preventiv) ne luftimin e kromes se molles dhe dardhes si dhe semundje te tjera te
pemeve frutore.
- Permbajtja : Dithianon puro 70%
- Karenca : Ne te gjitha kulturat trajtimet nderpriten 42 dite para vjeljes.
Përdorimi
Per kontrollin e kromes se molles (Venturia spp.) kalbezimit lenticelar (Gloeosporium spp.) dhe kancerit te degeve (Nectria galligena). Kryhen deri 6 trajtime per sezon me doze perdorimi 0.5kg/ha ne intervale 5 ditore dhe me doze 0.75 kg/ha ne intervale 7 ditore, ose 33-50 gr/100 litra uje. Trajtimet mund te fillojne qe nga faza e jeshilimit te sythit frutor e deri kur fruti ka aritur 30% te dimensionit final. Në programet e trajtimit është e mundur të ndërhyhet deri në 32 orë pas fillimit të një shiu infektiv.
Per kontrollin e kromes se dardhes (Venturia pyrina) dhe kancerit te degeve (Nectria galligena): 0.5-0.75 kg/ha (33-50 gr/100 lit. uje).
Per kontrollin e gjethbirueses ( Coryneum) dhe polistigmes me doze 75 gr/100 litra uje. Ne vartesi te madhesise se kurores, apartit gjethor dhe mjetit sperkates mund te konsumohet 200-1500 litra uje duke perdorur jo me pak se 0.75 kg/ha preparat.