Mikroelementet jane vendimtare per ushqimin e balancuar te pjeprit dhe shalqinit ne fushe. Keto kultura jane vecanerisht te ndjeshme ndaj mungeses se Borit, Hekurit, Kalciumit dhe Molibdenit. Mungesa e Borit cfaqet qe ne fazat e para me zverdhje te gjetheve te reja ne anet e tyre dhe ne majen e rritjes. Rritja frenohet per shkak te moszhvillimit te sytheve te majes. Ndersa ne frut shenjat cfaqen me humbje te cilesive si shija dhe aroma.
Shalqini dhe Pjepri jane shume te ndjeshem ndaj mungeses se Molibdenit. Mungesa e tije dallohet nga cfaqia e klorozave ndermjet nervaturave ne gjethet me te vjetra. Nese kjo mungese nuk korigjohet, anet e gjetheve nekrotizohen duke mare ngjyre kafe te celur, gjethet rudhen nga posht dhe bima frenton rritjen.Mungesat e Molibdenit ne bime mund te krijohen edhe nga pH i ulet i tokes i cili e kthen Molibdenin ne toke ne forma te pa treteshem e te pa absorbueshme nga sistemi rrenjor. Shalqini dhe Pjepri jane gjithashtu te ndjeshem ndaj mungeses se Magnezit, e cila cfaqet me njolla ndermjet nervaturave te gjetheve me te vjetra.
Mungesa e Kalciumit con ne cfaqien e Vitreshences se frutit dhe zbutjen e tije . Ne rastet e mungesave serioze te kalciumit ,edhe tek keto kultura cfaqet fenomenii i kalbezimit te majave.