CUPROFIX C DISPERSS është një fungicid me veprim citotropik ne formen e granulave disperse, efektive
kundër: Vrugjeve , Alternaries, Anthracnozave, Septoriozave, Bakteriozave. Ka veprim parandalues, kurues dhe
antisporulant si nepermjet kontaktit dhe sistemit duke frenuar mbirjen e sporeve dhe zhvillimin e micelit.

  • Permbajtja : Baker metalik 20% (200 g/kg në formën e Përzierjes Bordoleze) + Cymoxanil 4% (40 g/kg).
  • Formulimi : Granula të dispersueshme në ujë (WG).
  • Karenca : Trajtimi i fundit para vjeljes është në rrush 28 ditë, në domate për industri 10 ditë, për konsum të fresekt 3 ditë, në kungullore 7 ditë, në qepë dhe hudhra 7 ditë, në patate 14 ditë.
  • Magazinimi: : Magazinohet në vende të fresketa, pa lageshti, në temperature 0-50 grade C.

Përdorimi

Kunder Vrugut (P.Viticola), Eskoriozes (E.ampellina dhe Colletotricium spp.), kryhet nje trajtim

(Domate, Kungullore , Patate, Qepe, Hudhra) kunder Peronospores (Phytophthora infestans), Bakteriozave (Pseudomonas spp.;Xanthomonas spp.) doze 280-300g/hl.

Kunder Peronospores ne doze doze 280-300g/hl.

Vërejtje për përdorimin

CUPROFIX C DISPERSS është fizikisht i pajtueshëm me të gjithë produktet fitosanitare me reaksion neutral. Rekomandohet të mos përdoret me produktet me reaksion alkalin. Nëse ka dyshime per perzierjen kryhet një test paraprak në permasa te vogla.Kujdes: kur përzihet me produkte te tjera duhet respektuar karenca me e gjate. Në rast aksidentesh njoftoni mjekun për përzierjen e kryer.

Fitotoksiciteti

Nuk është fitotoksik në kulturat dhe dozat e rekomanduara në këtë etiketë. Rekomandohet të kryhen testet paraprake në rast të përdorimit në varietete të reja ose të përziera me produkte të tjera fitosanitare.

Ndikim në ekosistem

Pak helmues për bletët. Për të minimizuar akumulimin e mundshëm në tokë dhe ekspozimi ndaj organizmave, nuk duhet të tejkaloni aplikimi total të 28 kg bakër për hektar në 7 vjet. Rekomandohet të respektoni sasinë mesatare të aplikuar prej 4 kg. Mos ndot ujin me produktin ose enen e tije. Mos pastro paisjet e aplikimit ne afersi te ujrave siperfaqesore. Evitoni ndotjen e sistemeve te kullimit te ujrave ne zonat bujqesore dhe rruget.