DIFEND eshte fungicid sistemik për dizinfektimin e farerave.Kontrollon nje varg semundjesh kepurdhore te cilat ndodhen ne toke apo mbarten me farerat si Pyrenophora graminea, Fusarium spp., Urocystes occulata, Tilletia caeries, Ustilago spp., Cochliobolus sativum, Fusarium culmorum, Giberella avenacea, Pythium ultimum

  • Permbajtja : 30 gr/lit Difenoconazole
  • Formulimi : Flowable koncentrat (FS)
  • Karenca : Nuk aplikohet

Përdorimi

PËR DIZINFEKTIMIN E FARËRAVE TË LASHTA – Në grurë kundër urthit (Tilletia spp.),me dozë 100gr/100 kg farë , kundër septoriozave (Sepatoria spp.), fusariozave (Fusarium spp.) , Cochliobolus sativus dhe blozës (Ustilago tritici) me dozë 200gr/100 kg farë.Në elb kundër blozës së zhveshur (Ustilago nuda) dhe helmintosporiozës (Pyrenophora graminea) me dozë 200gr/100 kg farë.

Vërejtje për përdorimin

Përzihet me shumicën e preparateve me reaksin neutral që përdoren për dezinfektimin e farës. Farat e trajtuara ruhen në ambjente të mbrojtura nga rrezatimi direkt i diellit dhe lagështia dhe nuk duhet të përdoren për ushqimin e njerëzve dhe kafshëve. Farat e trajtuara janë helmuese për zogjtë, prandaj duhet bërë mbulimi i mirë i tyre në tokë gjatë mbjelljes.

Ndikim në ekosistem

Helmues për peshqit dhe invertebrorët ujorë.