OPTIX R DISPERSS eshte fungicid-baktericid me veprim system dhe kontakti . Dallohet per mekanizmin e veprimi te dyfishte, ku veprimi i zgjatur i HIDROKSISULFATIT TE BAKRIT (shkaterues sporeve) dhe veprimi i spikatur sistemik dhe nxites i rezistences natyrale te FOSETYLIT TE ALUMINIT ( frenues i formimit te sporeve) e bejne OTIX R DISPERSS te kete nje efektivitet te larte ne trajtimet kurative dhe parambrojtese per luftimin e vrugjeve dhe semundjeve bakteriale ne vreshta, kungullore, domate e perime te tjera. Nga ana tjeter teknologjia e formulimit “DISPERSS” siguron nje shperndarje dhe ngjitshmeri te shkelqyer si dhe rezistence te larte nga shplarjet prej rreshjeve.

  • Permbajtja : Fosetyl aluminum 20% : Baker metalik 15%
  • Formulimi : Granula te dispergueshme ne uje
  • Karenca : 15 ditë

Përdorimi

Kunder vrugut (Plasmopara viticola), kalbezimit gri (Botrytis cinerea) dhe bakteriozave. Trajtimet fillojne kur lastari arrin 10 cm me doze 0.5%, ne infeksione te renda doza mund te shkoje 0.6%.

Ne sera dhe fushe kunder vrugut (Phytophthora infestans), alternaries (Alternaria solani) dhe bakteriozave si (Pseudomonas spp., Xanthomonas vessicatoria, Corynebacterium michiganense) me doze 400-600 gram per dynym.

Kunder vrugut (Pseudoperonospora cubensis), antraknozes (Colletotricum lagenarum), njollosjes kafe (Cladosporium cucumerinum), bakteriozes lotuese (Pseudomonas lachrymans) me doze 400-600 gram per dynym.

Kunder vrugut (Phytophthora infestans) kalbezimit unazor (Ralstonia solani) dhe kembezezes (Pseudomonas.sp). me doze 400-600 gram per dynym Trajtimet fillojne kur bima arrin lartesine 20-30 cm dhe perseriten cdo 7-10 dite ne vartesi te intensitetit te semundjes.

Kunder vrugut (Bremia lactucae) dhe bakteriozave me doze 400-600 gram per dynym. Per varietete te reja duhet te behet prova per fitotoksicitet.

Kunder kalbezimit te frutave (Phytophthora sp.) , kalbezimit te qafave (Pythium sp.) dhe vrugut te qafave (Phythophthora cactorum), antraknozes (Glomerella cingulata), mal secco-s (Phoma tracheiphila) me doze 0.5%.

Kur kryejm trajtime te lokalizuara ose kur bimet jane ne fazat e para, koncentrimi i produktit duhet te jete 0.4-0.5%.

Vërejtje për përdorimin

Nuk perzihet me Dikofolin, produktet qe permbajne vajra minerale dhe plehera gjethore me permbajtje azoti.

Ndikim në ekosistem

Nuk eshte demtues ndaj bleteve, Eshte demtues ndaj peshqeve dhe organizmave te tjera ujore.