Pothuajse ne gjithe rajonet e kultivimit te patates konstatohen mungesa te mikroelementeve te cilat ndikojne direkt ne cilesine dhe sasine e prodhimit.
MANGANI. Patatja eshte shume e ndjeshme nga mungesat e ketij elemnti, pasi kjo kuture zhvillon mase gjethore te madhe, nderkohe qe MANGANI leviz me ngadal drejt mases gjethore Nga ana tjeter ne tokat gelqerore dhe ato te pasura me lende organike marja e MANGANI nga rrenjet eshte me e veshtire. Mungesat e MANGANIT cfaqen me nekrotizimin e majave te gjetheve dhe nxirjen e damareve te tyre.
MAGNEZI, eshte nje element tjeter i rendesishem per zhvillimin e patates i cili lot nje rol baze ne proceset e fotosintezes .Mungesa e MAGNEZIT dallohet me cfaqien e klorozave ndermjet nervaturave te gjetheve. Mungesa e tij mund te shkaktoje deri ne 20 % renie te prodhimit vecanerisht ne kushte thatesie. Nga ana tjeter mungesa e tij reflektohet ne cilesite e dobta organoleptike dhe kulinare te tubereve.
BORI DHE KALCIUMI, jane dy elemnte te rendesishem vecanerisht ne pataten e hereshme. Simptomat e karences se tyre cfaqen ne periudhen e rritjes se vrulleshme vecanerisht kur kjo perkon me kushte thatesire.Mungesa e BORIT manifestohet me njolla nekrotike ne tubere te cilat mund te shkaktojne edhe nekroze te pregjithshme te tuberit. Tuberet e rritura nga bime me mungesa te BORTI nxihen menjehere kur qerohen gjate gatimit. Mungesa e KALCIUMIT manifestohet me te njetat shenja ne tuber si ne rastin e mungeses se Borit.