PENDINOVA vepron duke frenuar mbirjen e farave ose zhvillimin e bimëzave të porsambira të barërave mono dhe dykotiledone. Kontrollon gjithashtu edhe barërat e keqia të porsambira kur ato janë në fazën e 1.-1.5 gjetheve të vërteta për gjethengushtat (monokotiledone) dhe 2-3 gjethe për gjethegjërat (dikotiledone).

- Permbajtja : 330 gr/litër Pendimetalin
 - Formulimi : Koncentrat i emulsionueshëm
 - Karenca : Nderpreja e trajtimeve para vjeljes :  28 ditë për asparagus, 75 ditë për sallatën dhe 140 ditë për karotën.
 

Përdorimi
Gjethengushtat graminore njëvjeçare (monokotiledone) Alopecurus myosuroides (Bisht dhelpra), Digitaria sanguinalis (Meli i kuq), Echinochloa crus-galli (kostreva), Panicum dichotomiflorum (Meli amerikan ), Setaria viridis (Kostreva), Sorghum halepense (Sorgumi).
Gjethegjërat një vjeçare: Amaranthus retroflexus (Nena), Anagallis arvensis (ruthe e fushave),Atriplex spp. (laboti), Capsella bursa-pastoris (Trasta e bariut), Cardamine hirsuta (kardamina), Chenopodium album (Minueri i bardhë), Cerastium arvense (qerasti), Euphorbia helioscopia (ryelli), Fumaria officinalis (fumaria), Heliotropium europaeum (diell dridhesi), Lamium spp. ( hithbuta), Mercurialis annua ( barthelleza), Myosotis arvensis (luemiza), Papaver rhoeas (Lulkuqi), Polygonum persicaria(Nejca ghethepjeshke), Portulaca oleracea (Burdullaku), Ranunculs repens (zhabina), Stellaria media (Yllezi i pyllit),Solanum nigrum (hidhnaku i zi), Sonchus arvensis (reshyelli), Spergula arvensis (sprgularia), Stachys annua (sarusha), Thalaspi arvense (Thlaspi arave). Urtica urens (hithra), Veronica spp. (veronika) e Viola spp. (manushaqi e fushave).
- Hudhër: 3-4 LIT para mbirjes ose pas mbirjes së kutures në 2 gjethe të vërteta
 - Presh : Në mbjellje me fidan 4 lit/ha para trapjantimit ose pas trapjantimit pas 3 gjetheve të verteta.
 - Qepë : Në mbjellje me bulba pas mbjelljes-para mbirjes me 2-3LIT ; Në mbjellje me fidan 2-3 LIT para trapjantimit ose pas 3 gjetheve të verteta.
 - Asparagu: 3-4 LIT para çeljes së sythave;
 - Angjinar: 3-4 LIT para trapjantimit;
 - Karota: 3-4 lit para mbirjes dhe 3-4 lit/ha pas mbirjes në 3-4 gjethe
 - Laker : 3-4 lit / para trapjantimit,
 - Fasule, Bathë: 1.5 lit. ne tokat e lehta , 2.5 lit. toka argjilore)
 - Kikirik : 3-4 lit/ha para mbirjes,
 - Finoku : 3-4 lit/ha para mbirjes ose para trapjantimit(jo ne terene ranore).
 - Luledielli: 3-4 lit pas mbjelljes para mbirjes;
 - Grurë,Theker, Sorgum: 4-6 lit./ha pas mbjelljes para mbirjes dhe pas mbirjes (3 gjethe); (3-4 lit )
 - Sallata, Endivia: 1.5-2.5 LIT para trapjantimit;
 - Misër: 4-6 lit./ha pas mbjelljes para mbirjes dhe pas mbirjes (3 lit) (2 gjethe);
 - Patllixhan: 3 lit/ha para trapjantimit;
 - Ornamentale: (edhe në fidanishte): 3-4 litri/ha para dhe pas trapjantimit;
 - Patate : 4-6 lit./ha pas mbjelljes para mbirjes.
 - Speca: 3-6 litri/ha pas mbjelljes para mbirjes.
 - Mollë, Dardhë Pjeshkë , Nektarina, Kajsi, Vreshta, : 4-6 lit./ha (3-4 lit) në periudhen e qetësisë vegjetative para fryrjes së sythave.Nuk perdoret ne toka te lehta.
 - Plepa : 3-4 lit/ha pas trapjantimit.
 - Agrume : 3-4 lit /ha në pranverë ose në vjeshtë para fillimi të vegjetacionit të ri. Nuk perdoret ne toka te lehta
 - Bizele: 3 -4 lit/ha pas mbjelljes para mbirjes; dozat me te larta ne mbjelljet e vjeshte.
 - Domate: 1.5 -2.5 lit/ha para trapjantimit ;
 - Sojë: (2.5 – 3.5 lit/ha pas mbjelljes para mbirjes
 - Duhan: 1.5-2.5 lit/ha ne toke te lehte dhe 3-4 lit ne teren argjiloz para trapjantimit;
 - Tapet bari: 3 lit./ha (1.5-2 lit.) pas mbirjes;
 - Ne te gjitha kulturat : sasia e ujit te prdorur eshte 200-600 liter per hektar duke pasur kujdes qe te shmangim mbi kalimet dy here ne te njejten siperfaqe.
 - Ne kulturat e mbjella me fare ose zhardhoke trajtimi nuk duhet te vonohet me shume 2 dite pas mbjelljes.
 

