Fungicid me përbërje të dy lëndëve aktive Propamokarb dhe Cymoxanil të dalluara për verpimin fungistatik ndaj këpurdhave fitopatogjene të klases Oomycetes si Fitoftora, Peronospora, Pseudoperonospora, Plasmopara, shkatarë të sëmundjeve  të njohura më emrin “vrugje” në kultura të ndryshme bujqësore. SIMPRO pasi përthithet nga indet e bimëve, qarkullon në të si në menyrë lokosistemike ashtu edhe sistemike.

  • Permbajtja : Propamocarb hidrochloride 400 gr/lit+cymoxanil 50 gr/lit
  • Formulimi : Koncentrat i Suspendueshem (SC).
  • Karenca : 14 ditë

Përdorimi

SIMPRO përdoret para ose me dallimin e njollave të para të vrugut. Veprimi i shpejtë lokosistemk i Cimoxanilit  dhe veprimi sistemik dhe parambrojtës i Propamokarbit çrrenjosin infeksionin fillestar duke garantuar një mbrojtje për 7-10 ditë.

Për të shmangur lindjen e rezistencës përdoreni SIMPRO në programin e trajtimeve kundra vrugut në një sfond kombinimi me fungicide të tjera dhe me nje  program ushqimi me pleherues dhe biostimulante të cilët rritin rezistencën natyrale ndaj vrugjeve. Preparati përzihet fillimisht me pak ujë, homogjenizohet dhe shtohet në tankun spërkatës.Sasia e ujit për ha është në vartesi të masës vegjetative por pa e tejkaluar për të mos provokuar “drift” të solucionit. Në vartësi të kulturës dhe fazës vegjetative doza e solucionit është 200-1000 lit.ujë/ha.

Për kontrollin e vrugt në patate, domate,kungullore ,vreshta kultura te tjer ,doza e përgjithëshme e përdorimit është  2-2.5 lit/ha në vartesi të intensitetit të sëmundjes.

Vërejtje për përdorimin

Numri i ndërhyrjeve  për një sezon bimor është deri në 4 trajtime.

SIMPOR nu perzihet me produkte me bazë alkaline. Nëse do të kryeni pëzierje për të cilën nuk keni një eksperiencë të më parëshme  duhet të konsultoheni më distributorin lokal.

Ndikim në ekosistem

Nuk jep ndikim në mjedis kur përdoret sipas rekomandimeve të mësiperme.