TOPENCO 100 EC eshte fungicid sistemik me veprim parambrojtes, kurues dhecrenjoses per luftimin e hirit, kromave, monilies ne peme frutore, vreshtari e perime.
- Permbajtja : 10% Penconazole
- Formulimi : Koncentrat i emulsionueshem
- Numri i regjistrimit : (ne proces)
- Marke e Rregjistruar e GLOBACHEM nv, Belgjike.
- Karenca : Për kulturat e rekomanduara, 14 ditë.
Përdorimi
Per luftimin e hirit, trajtimet fillohen herët në fazën e 2-3 gjetheve dhe përsëriten sipas infeksionit duke përdorur 30ml/100 lit. ujë. Në infeksione të rënda kur kërkohen të kryhen trajtime eradikative doza mund të rritet në 60ml/100 lit ujë.
Per luftimin e hirit, trajtimet kryhen në vartësi të kushteve atmosferike të cilat favorizojnë zhvillimin e sëmundjes. Në mot me lagështi trajtimet mund të fillojnë herët me shfaqjen e veshëve të miut, ndërpriten në lulëzim dhe rifillohen pas rënies së petaleve.Trajtimet kryhen jo më vonë se 72 orë pas rënies së reshjeve. Doza e përdorimit 40ml/100 lit ujë. Në mot me lagështi dhe intensitet të lartë të sëmundjes rekomandohet përzierja me një produkt kontakti specifik për luftimin e kromes si Kaptan, Dodene, Mancozeb.
Per luftimin e hirit dhe monilies,rekomandohet të kryhet trajtimi i parë në momentin e rënies së petaleve dhe trajtimi i dytë kur fruti arrin madhësinë e kokrrës së arrës. doza e përdorimit është 50ml/100 it. ujë.
Per luftimin e hirit (Erysiphe dhe Spaerotecha,Leveilulla,etj) trajtimet fillohen me konstatimin e shenjave të para dhe përsëriten çdo 7-10 ditë. Doza e përdorimit është 40-50 ml/100 lit. ujë.
Per luftimin e hireve dhe kromave me doze 40-50ml/100 lit. uje.