Mungesa e HEKURIT ose kloroza e HEKURIT eshte nje nga dukurite me te shpeshta ne vreshtari e cila shkaktohet kryesisht ne toka me pH te larte dhe permbajtje te larte te karbonateve te treteshme te cilat ndikojne ne kthimin e hekurit ne lidhje te pa treteshme e te pa asimilueshme. Kloroza e HEKURIT cfaqet ne pergjithesi para lulezimit me cngjyrimin e gjetheve te reja ndersa nervaturat ngelen te gjelbera. Ne rastet e renda klorozat ne gjethe kthehen deri ne ngjyre te bardhe ne anet egjetheve e cila me pase nekrotizohen. Ne keto kushte proceset metabolike te bimes ngadalesohen duke reflektuar ne reduktimin e rritjes se mases vegjetative. “Black stem” ose “Nxirja e frenjve” eshte nje cregullim fiziologjik qe shkaktohet nge nje disbalancim i permbajtjes se Magnezit, Kalcium and Potasit ne bime. Shenjat dalluese jane cfaqia e nekrozave me ngjyre kafe ne bishtat e luleve(kokrave) e cila me vone pasohet me tharje te veshulit. Mungesa e BORIT dallohet me cfaqien e zverdhjeve difuze ne gjethe, shkurtim te nyjeve, tharje te majave te sytheve dhe renie te permbajtjes se sheqerit ne frut. Mungesa e Borit shkakton gjithashtu anomali ne lule, si lidhje te dobet, rezim te kokrave te porsalidhura, dhe dizuniformitet te madhsise se kokrave ne veshul.