Fungicid me baze squfuri per luftimin e hirit ne vreshta. Vepron nepermjet gazrave (oksidit te squfurit dhe gazit sulfhidrik) te cilet krijohen ne kushtet e nje tempearture mbi 120 C. Ky mekanizem specifik i veprimit ben te mundur veprimin ndaj hirit edhe ne ato pjese vegjetative te cilat nuk arihen me trajtimet me sperkatje. Nga ana tjeter ZOLFO VENTILATO eshte nje alternative e pa zevendesueshme ne luftimin e shtameve rezistente te hirit te cilat lindin nga perdorimi i zgjatur i fungicideve sistemike..
- Permbajtja : 960 gr/kg Squfur
- Formulimi : Pluhur per pluhurosje
- Numri i regjistrimit : 460
- Marke e Regjistruar e ZOLFINDUSTRIA Srl, Itali
- Karenca: 5 ditë
Përdorimi
Perdoret me paisje pluhurosese mekanike ose motorike.Gjate perdorimit duhet te bejme kujdes qe pluhuri te shperndahet dhe mbuloje uniformisht masen vegjetative. Doza e perdorimit eshte 25-35 kg/ha ne vartesi te mases vegjetative dhe kushteve klimatike. Trajtimet fillojne kur cfaqen shenjat e para te semundjes dhe alternohen regullisht me produktet e tjera per luftimin e hirit si MICROTHIOL DISPERSS, MYSTIC 25 WG dhe DIFCOR 250 EC.