Eshte insekticid-akaricid i grupit IGR me veprim specific kontakti dhe ngrenie. Vepron me dy menyra , si sterilizues i femrave dhe si cregullues i proceseve biokimike te formimit te kitines ne trupin e insekteve duke cregulluar mekanizmin e nderimit te moshave (metamorfozen) e per pasoje duke mos lejuar kalimin ne fazen e insektit te rritur. Ka gjetur perdorim ne te gjitha kulturat bujqesore per luftimin e krahebardhave, breshkezave, kepushave eriofide e trasonemide, etj.
- Permbajtja : 250 gr/kg Buprofezine
- Formulimi : Pluhur i lageshem
- Karenca : Domate ne sera 3 dite, ne fushe 7 dite; perime te tjera 3 dite; per frutat dhe agrumet 7 dite; per rushin 17 dite per ullirin 28 dite; per aktinidien 30 dite.
Përdorimi
Per luftimin e krahebardhave (Trialeurodes vaporariorum dhe Bemisia tabaci) : APPLAUD 25 WP nuk lufton direkt fluturen e krahebardhes, ai lufton me sukses te gjitha fazat e tjera te ketij insekti, ( veze, larva dhe nimfa) ndersa fluturat pjellin veze sterile. Trajtimet fillojne me cfaqien e flutrave te para dhe perseriten cdo 10-15 dite. Doza e perdorimit 60-80 gram per 100 liter uje. Nuk rekomandohen me shume se dy trajtime per cdo sezon. Kur trajtimet ndaj krahebardhave fillojne me vonese dhe infeksionet jane te renda rekomandohet te perzihet me MOSPILAN ose NUPRID SUPREM. Trajtimet jane njekohesisht te vlefshme edhe per kontrollin e kepushave eriofide (Eriophyes spp.,) dhe tarsonemide (Seneotarsonemus pallidus).
Per luftimin e fazave dimeruese te Breshkezes se Kalifornise dhe breshkezave te tjera me doze 100-150 gram per 100 liter uje(jo me pak se 2 kg preparat per hektar). Ne pemet frutore farore trajtimet kryhen heret ne pranvere ne fazen e vesheve te miut, ndersa ne berthamore ne fazen e butonave roze.Trajtimet perseriten pas 15 diteve. Nje trajtim i trete rekomandohet para renies se gjetheve me fillimin e qetesise vegjetative. Trajtimet jane njekohesisht te vlefshme edhe per kontrollin e kepushave eriofide (Eriophyes spp.,) dhe tarsonemide (Polyphagotarsonemus latus).
Per luftimin e brshkezes se kuqe (Saissetia oleae) dhe breshkezave te tjear.Trajtimet rekomandohet te kryhen ne periudhen e celjes maksimale te larvave (Maj-Qershor). Doza e perdorimit eshte 100-150 gr per 100 lit.uje.
Per luftimin e kepushave eriofide (Eriophyes vitis), trasonemideve dhe Scafoides titanus me doze 100-150 gram per 100 liter uje.
Per luftimin e krahebardhes, trajtimet kryhen me cfaqien e insekteve te para dhe perseriten cdo 14 dite me dozen 100 gram per 100 liter uje. Per luftimin e breshkezave (Aonidiella aurantii dhe Planococus citri) trajtimet kryhen gjate cfaqies se larvave (gjate Korikut) dhe perseriten sipas infeksionit por pa kryer me shume se dy trajtime per sezon. Doza e perdorimit eshte 100-150 gr per 100 lit.uje ( jo me pak se 2 kg preparat per hektar). Per te ritur efektin ne luftimin e insekteve te ritura te krahebardhave dhe larvave te reja te breshkezave rekomandohet kombinimi me MOSPILAN 20 SG. Trajtimet jane njekohesisht te vlefshme edhe per kontrollin e kepushave eriofide (Eriophyes spp., Aculops spp., Aculus spp.)