LASER 48 SC eshte insekticid me baze Spinosadi, nje lende aktive e re e ekstraktuar nga kolonite bakteriale te Saccharopolyspora spinosa nje bakter qe gjendet i pranishem ne natyre. Eshte insekticid me verpim kontakti dhe ngrenie ne luftimin e insekteve te klasave Lepidoptera, Diptera, Siphonoptera, Thysanoptera dhe Coleoptera ne kultura te ndryshme. Vepron ne sistemin qendror nervor te insekteve duke shkaktuar nje paralize te pa kthyeshme e cila shkakton ngordhjen e insekteve ne krye te tre diteve. Spinosad eshte aprovuar me Direktive 404/2008 te EC per tu perdorur ne bujqesine organike.

  • Permbajtja : 480 gr/lit Spinosad
  • Formulimi : Koncentrat i suspendueshem
  • Karenca : Molle, dardhe, kumbulla, pjeshke, nektarin, patate 7 dite. Domata,spec,trangull patellxhane 3 dite, luleshtrydhe 1 dite

Përdorimi

Ne sera dhe fushe te hapur. Kunder tripsit (Frankliniella occidentalis) me doze 20-25 ml/ 100 litra uje, trajtimet perseriten pas 7-10 ditesh ne vartesi te infeksionit. Kunder minueses jeshile (Tuta absoluta) me doze 20-25 ml/ 100 litra uje, trajtimet kryhen ne muzg dhe me konstatimin e larvave te para, trajtimet perseriten cdo 4-5 dite. Kunder minueses se gjetheve (Liriomyza trifolii) me doze 50-75ml/100litra uje ose 900 ml/ha., trajtimet perseriten pas 10 ditesh ne vartesi te infeksionit, nese shtohet OVIPRON TOP (vaj mineral) 300ml/100 lit.uje doza e LASSER zvogelohet me 30-50 ml/100 lit.uje. Kunder piralideve (Ostrinia/Pyrausta nubilalis) dhe Spodoptera littoralis e Heliothis armigera me doze 25 ml/100 lit.uje.

Per luftimin e krimbit te molles (Carpocapsa/Cydia pomonella), dhe tortricideve (Pandemis spp., Eulia/Argyrotaenia pulchellana, Archips spp., Adoxophyes spp.) minatriceve (Leucoptera/Cemiostoma scitella, Lithocolletis /Phyllonoricter spp., Lithocolletisblancardella) doza e perdorimit 20-30 ml/100 litra uje.

Per luftimin e anarsias, cidias (Anarsia lineatella, Cydia molesta, Cydia funebrana) dhe tripseve (Thrips major, Thrips meridionalis, Frankliniella occidentalis) me doza 20-30gr/100 litra uje.

Per luftimin e tenjes, sperkatja behet ne breznin e dyte ose te trete dhe perseritet 7-10 dite. Doza e perdorimit 10-15 ml/100 litra uje. Per luftimin e tripsit (Frankliniella occidentalis) sperkatja behet ne fazen e 10-20% te lulezimit kur ka 1-2 tripse per gjethe. Doza e perdorimit 20-25ml/100 litra uje.

Vërejtje për përdorimin

LASER 48 SC eshte preparat meveprim kontakti dhe ngrenie, prandaj masa vegjetative duhet te mbulohet mire me solucionin sperkates. Rekomandohet te mos kryen me shume se tre trajtime per sezon. Produkti i reziston shplarjeve nga reshjet 4 ore pas trajtimit.

Ndikim në ekosistem

Eshte helmues ndaj peshqeve.