Mungesa e HEKURIT ose KLOROZA E HEKURIT, eshte nje nga dukurite me te ndeshura ne agrumikulturen mesdhetare. Ajo shkaktohet ne tokat me pH te larte, ku jonet e Mn, Zn, ose Cu i bejne konkurence joneve Fe ne asimilimin nga rrenjet. KLOROZA E HEKURIT shkaktohet edhe ne tokat gelqerore me permbajtje te larte te karbonatit te kalciumit (CaCO3) i cili favorizon formimin e komponimeve te pa treteshme te HEKURIT. KLOROZA E HEKURIT dallohet se pari ne gjethet e reja te cilat celin me nje jeshile te hapur dhe me pas zverdhen, ndersa nervaturat mbeten jeshile. Mungesa e HEKURIT me pas manifestohet me reduktim te numrit dhe madhesise se frutave e me pasoja ne cilesine dhe sasine e lengut. ZINKU dhe MANGANI e cfaqin deficiencen e tyre me njolla klorotike ne gjethet e reja, e cila me pas ndikon direkt ne cilesine e frutave. Ne rastine e MANGANIT njollat klorotike jane te cregullta, ndersa ne rastin e ZINKUT krijohen zverdhje klorotike ndermjet nervaturave sekondare. Cfaqia e simptomave te mungeses se ZINKU dhe MANGANIT mund te vije edhe per shkak te pH te larte ne solucionin tokesor i cili favorizon absorbimin e ZINKUT dhe MANGANIT prej kompleksit argjilo-humik ose formimin e komponimit (Zn(OH)2•MnO) i cili eshte i pa absorbueshem nga sistemi rrenjor. Ne tokat ranore nje sasi e konsiderueshme e joneve te Zn dhe Mn humbasin nepermjet shplarjes. Ne tokat me permbajtje te larte te Fosfateve krijohen fosfatet e Zn dhe Mn te cilat jane te pa treteshme dhe te pa absorbueshme nga rrenjet. MAGNEZI e cfaqet deficiencen e tij me kloroza ne gjethet e vjetra e cila pasohet me renie te parakoheshme te gjetheve, fruta te vogla me pak tul dhe permbajtje te ulet te sheqerit dhe vitamines C. Pervec mungeses ne toke, deficienca e MAGNEZIT shkatohet edhe nga antagonizmi me KALCIUMIN dhe POTASIN.