ATONIK® eshte nje stimulant i rritjes se bimeve me ndikim te shumeaneshem si, nxites i rrenjezimit dhe rritjes se sistemit rrenjor , rritjes dhe zhvillimit te bimeve , polenizimin, lidhjes dhe pjekjes se frutave, tejkalimin e streseve ta natyrave te ndryshme biotike dhe abiotike. ATONIK® ne kete menyre ndikon direkt ne rritjen e prodhimit dhe cilesise se prodhimeve bimore.

  • Permbajtja : 3 gr/lit Sodium p-Nitrophenolate (PNP – Na), 2 gr/lit Sodium o-Nitrophenolate (ONP – Na), 1 gr/lit Sodium 5-Nitroguaiacolate (5NG – Na)
  • Formulimi : Koncentrat i tretshem uje
  • Marke e regjistruar : Asahi Chemical Manufacturing Co., Ltd. 500 Takayasu Ikagura-cho, Japan
  • Karenca : 4 dite

Perdorimi

ATONIK® eshte stimulant rritje i grupit te nitrofenoleve aromatike. Aromatiket e grupit te nitrofenoleve jane te pranishem ne gjendje natyrale ne gjithe bimesine duke luajtur nje rol te rendesishem ne proceset biokimike sintetike gjate ciklit jetesor te zhvillimit te bimeve. Aplikimi i ATONIK rrit perqendrimin e nitrofenoleve aromatike ne bime duke rezultuar ne pershpejtimin e qarkullimit citoplazmatike te lengjeve ne qelizat bimore dhe per pasoje duke pershpejtuar proceset metabolike. Si rezultat i kesaj kemi nje mbirje me te shpejte dhe me uniform te farerave, nje rrenjezim te tyre me te mire (ne volum dhe sasi), rritje masive te bimes, lulezim dhe vitalitet me te mire te organeve polenizuese, lidhje me te mire te frutave dhe qendrueshmeri te tyre, zgjatje te peridhes vegjetative, rritje te rendimentit dhe kualitetit te prodhimit. Perdoret gjithashtu edhe si stimulues i sistemit rrenjor ne prodhimin e fidanave me copa dhe me fare. Efektet pozitive qe sigurohen nga perdorimi i ATONIK jane me te garantuar nese bimet kultivohen ne kushtet e nje ushqimi dhe ujitje te balancuar dhe optimale. Perdoret ne sperkatje gjethore dhe ne trajtimin efarave ne parambirje ne kulturat dhe dozat e meposhteme.

ATONIK ® ka ndikim te pergjitheshem ne kete kulture duke ndikuar si ne rritjen dhe zhvillimin , ne celjen dhe mbajtjen e lules dhe cilesine e frutit.Trajtimi i pare kryhet pas mbjelljes me doze 0.5 lit/ha me 500 lit uje/ha. Trajtimet e tjera kryhen per cdo kat me fillimin e lulezimit me doze 1 lit/ha dukeperdorur 600 liter uje /ha.

ATONIK ® Nxit rritjen zhvillimi e bimesise, lidhjen e frutave dhe zhvillimin e tyre. Perdoret me doze 1 lit/ha me 500 lit uje/ha.

Per stimulimin e bimesise dhe rritjen e rendimentit. Kryhen deri tre trajtime per sezon duke filluar nga gjethja e dyte e vertete deri kur fruti i 5-te eshte gati per vjelje. Doza e perdorimit 0.6 lit/ha me 500 lit uje /ha.

Per stimulimin e prodhimit duke nxitur lidhjen e lulerive , volumin e lengut dhe permbjtjen e sheqerit ne te.Trajtimi i pare kryhet para lulezimit me doze 1 lit /ha duke perdorur 1000 lit.uje/ha. Trajtimi i dyte pas tre javesh me te njeten doze.

Perdoret per rritjen e prodhimit duke kryer tre trajtime per sezon me doze 0.6lit/ha duke filluar porsa sythat frutore behen te dukeshme deri kur frutat arijne ne gjysmen e madhesise se tyre.

Stimulon frutifikimin dhe ritjen e rendimentit. Aplikohet ne tre duar : 3 x 0,6 l / ha. Fillon nga faza e celjes së luleve deri kur fruti arrin 50% të madhësisë së tij Intervali kohor midis aplikimeve: 7- 14 ditë. Sasia e rekomanduar e ujit: 500 l / ha.

Perdoret per rritjen e prodhimit duke kryer dy trajtime per sezon me doze 1lit/ha. Trajtimi i pare kur shumica e petaleve kane rene e shoqeruar me 10 gr/ha GA3 ( 10 tab 5 gr me 20% GA3) Trajtimi i dyte pas rezimit te qershorit ose kur frutat arijne ne gjysmen e madhesise se tyre(ose kur diametri arin ne 15-20mm tek Klementina dhe Fortune; 20-25mm tek Satsuma dhe Nova dhe 25-30mm tek portokallet.

Stimulon nje frutifikimme temire dhe ritjen e rendimentit. Aplikohet ne tre duar : 3 x 0,6 l / ha. Aplikohet nga celja e luleve deri nëfazë kur fruta arrin 90% të madhësisë së saj. Intervali kohor midis aplikimeve: 7- 14 ditë. Sasia e rekomanduar e ujit: 500 l / ha.

Per stimulimin e rritjes. Trajtimi i pare ne fazen e vellazerimit dhe trajtimi i dyte me krijimin e nyjes se pare pas nyjes se ngritjes.Intervali midis trajtimev 10 dite. Doza e perdorimit 0.6lit/ha

Stimulon rrtjen e rendimentit dhe permbajtjen e sheqerit.Trajtimi i pare kryhet me rritjen e gjetheve te para te verteta me doze 0.25lit/ha me 600lit uje.Trajtimi i dyte me rritjen e gjethes se 3-4 me doze 0.6 lit/ha.

Stimulon rritjen e bimes dhe rrit permbajtjen dhe cilesine e vajit. Trajtimi i pare ne fazen e formimit te sythave lulore dhe trajtimi i dyte me fillimin e lulezimit . Doza e perdorimit 0.6lit/ha me 300-500 lit uje/ha.

Per rritjen e prodhimit dhe sasise se vajit ne koker. Trajtimi i pare me cfaqien e kokes se lules dhe trajtimi i dyte me fillimin e lulezimit . Doza e perdorimit 1 lit/ha me 300-500 lit uje/ha.

Per stimulimin e prodhimit.Perdoret ne stadin e 6 gjetheve me 0.6 lit/ha me 300-600 lit uje/ha.

Per rritjn e prodhimit dhe cilesise se tubereve. Trajtimi i pare kryhet kur bimet jane ne lartesi 10-15 cm. Doza e perdorimi 0.5 lit/ha me 300-600lit uje/ha. Trajtimi i dyte me mbylljen e reshtave. Doza e perdorimit 1lit/ha me 300-600 lit uje /ha. Trajtimi mund te shoqerohet me fungicide per mbrojtjen nga vrugu apo alternaria.

Per rritjen e prodhimitdhecilesite orgnoleptike te frutrrenjoreve. Kryhen tre trajtime me 0.5 lit/ha, me 300-600 lit uje /ha duke filluar nga dy gjethet e verteta deri kur rrenja ka aritur ne 50 % te diametrit perfundimtar. Intervali midis trajtimeve eshte 10-20 ditor ne vartesi te vegjetacionit.

Per rritjen e prodhimit. Trajtim i pare kryhet ne stadin e rritjes se vrulleshme me 0.4 lit/ha me 1300 lit. uje/ha. Trajtimi i dyte pas ngritjes ne tenden e pare me doze 0.6 lit/ha me 2100 lit.uje/ha. Trajtimi i trete para lulezimit me doze 0.6lit/ha me 3000lit. uje /ha. Trajtimi i katert pas lulezimit me doze 0.4 lit/ha duke perdorur 3500 liter uje.

Stimulon prodhimin dhe rigjenerimin e bimeve nga streset e mundeshme prej temperaturave te uleta pas aplikimit të herbicideve, pas ngricave te pranverës, bresherit etj. Aplikimi i parë: në fazën e3-5 gjetheve. Doza e rekomanduar e produkti 0,6 l m 300-500lit uje/ ha. Aplikimi i dyte në fazën e formimi i kecejve anësore deri në periudhën e paa lulëzimit. Doza e rekomanduar 0,6 l dhe uji 300 – 500 l / ha.

Per stimulimin e renjezimit te copave bimore apo kalemave

Përgatien copat në mënyrë standarde dhe zhyten ne solucion ATONIK ® me përqendrim 0,33% për 12 orë në temperaturë prej +15 deri në +20°C. Copat shplahen me uje dhe me pas vendosen ne substraktin e pregatitur per mbirje.

 

Per stimulimin e mbirjes se farave te perimeve dhe luleve

Zhyten farerat në solucion ATONIK ® me përqendrimin e 0,025-0,05%për 6-8 orë. Me pas farerat lihen te thahen ne nje ambjent pa rezatim direkt te diellit. Pasi të jenë thare vendosen ne substraktin e pregatitur per mbjellje.

Ne pemetari per tejkalimin e demeve nga ngricat e pranveres

ATONIK ka gjetur aplikim ne strategjine anti ngrica per tejkalimin e demeve nga ngricat e pranveres. Trajtimi i pare mund te behet 1-3 dite perpara ngricave te parashikuara.Pas disa ditesh kontrollojme gjendjen e demtimit te luleve ose frutave te  porsalidhura. Nese gjykojme se ngrica nuk ka shkatuar dem ose ka shkaktuar deme te pjeseshme atehere vazhdojme trajtimet rigjeneruese me 3 trajtime tetjera ne intervale 7-10 ditore.Doza e perdorimit eshte 0.6lit/ha me 500 lit. uje/ha. ATONIK asnjehere nuk rigjeneron qelizat e vdekura, vetem qelizat qe nuk jane ne gjendjen fatale kane mundesi per tu rigjeneruar nen veprimin e ATONIK.

Ne te gjitha kulturat per tejkalimin e streseve biotike dhe abiotike

ATONIK ka gjetur perdorim ne rigjenerimin e demeve qe munde te vijne nga sterset abiotike dhe biotike. ATONIK eshte nje rigjenerues i sistemit bimor kur ato kalojne strese te natyrave te ndryshme abiotike apo biotike sic mund te jene rastet e atakimit nga semundjet duke nxitur mekanizmat vetmbrojtjes tek bimet, streset nga temperaturat ekstreme, thatesia e zgjatur, plagete shkaktuara nga bresheri, fitotoksicitetet e ndryshme nga herbicidet apo produktetetjera te mbrojtjes se bimeve apo faktore te tjere.

Verejtje per perdorimin

ATONIK perzihet me te gjitha llojet e insekticideve, fungicideve dhe ushqyesve gjethor. Shtimi i agjenteve lages si SILWET GOLD rrit efikasitetin e produktit .

Ndikime ne mjedis + Fitoksiciteti

ATONIK nuk konsiderohet hlmues per bleten dhe orgnizmat ujore. Megjithate evitoni perdorimin e ketij produkti ne zonat e mbrojtura per burimet e ujrave te pijeshme.Evitoni shkarkimin e mbetjeve te produktit dhe eneve te tyre ne ujrat mbitokesore. Nuk eshte fitotoksik.

Magazinimi & Asgjesimi i mbetjeve

Produkti ruhet ne ambalazhe origjinale dhe te pa hapura me pare, larg ushqimeve per njerezit e blegtorine , ne ambjente te ventiluara mire, i pa ekspozuar nga rezet e diellit, ne temprature deri 35 o C. Produktet e mbetura qe rezultojne pas punes, si soluione sperkates, ene mbajtese dhe materiale te tjera te kontaminuara dhe te pa riperdoreshme grumbullohen me kujdes dhe magazinohen e asgjesohen ne vende te destinuara per kete qellim sipas rregullave lokale ne fuqi.